Itali, Interi konkretizon transferimin e De Vrij, në diskutim Rafinha dhe Cancelo

Sport

stefan
Ende pa u përmbyllur zyrtarisht sezoni, Interi bën zyrtare lëvizjen e parë të merkatos. Zikaltërit kanë përmbyllur transferimin e mbrojtësit holandez të Lazios Stefan De Vrij. Gazzetta dello Sport raportoi këtë javë se klubi i Interit ka depozituar tashmë kontratën e nënshkruar me 26-vjeçarin. Pas 6 sezonesh te Feyenoord, shtatlarti De Vrij u transferua te Lazio në vitin 2014-të duke shkëlqyer dhe duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në fakt për këtë interes, Drejtori Sportiv Tare nuk ka mundur ta bindë për ta ripërtërirë kontratën, e cila përmbyllet më 30 qershor.

de vrij

Sipas shtypit italian Interi ka fituar përballë konkurrencës së shumë klubeve të tjera duke i ofruar lojtarit një mundësi 5-vjecare me 4.2 milionë euro në sezon. I vlerësuar mbi 40 milionë euro në merkato, De Vrij konsiderohet si një element jashtëzakonisht me peshë në projektin e së ardhmes së Interit. Megjithatë te zikaltërit ka ende gjëra për t’u përmbyllur. Cancelo dhe Rafinha janë dy emrat që aktualisht janë pezull nëse do të mbeten në organikë apo jo. Situata duket komplekse sepse nëse për De Vrij nuk varej shumë nga rezultati sezonal, për dy lojtarët e tjerë Interi duhet të sigurojë fillimisht një vend në Champions League. 35 milionë euro kërkon Valencia për portugezin, po aq edhe Barcelona për brazilianin. Në mes është kartoni i Kondogbiasë dhe mundësia që me bisedime pagesat të kryhen me këste.