Trazohet më tej marrëdhënia e Lorenzo Insignes me tifozët e Napolit dhe në horizont shtypi sportiv raporton një interesim të Liverpoolit për ta marrë atë në Angli. 26-vjecari napolitan u vërshëllye nga tifozët dhe nuk e priti aspak mirë këtë situatë javën e kaluar. Shpesh ai nuk e përtyp sulmin që i bëhet dhe sipas mediave në Itali, ndihet i pa-vlerësuar në San Paolo. Së fundmi afrimi me agjentin Mino Raiola i ka dhënë bazë shumë spekulimeve që raportojnë një verë të nxehtë për Napolin. Pikërisht agjenti në fjalë rregulloi portierin Reina te Milani dhe tanimë mund të rregullojë dhe Insignen në ndonjë skuadër tjetër.
Napolitani edhe pse e ripërtëriu kontratën vetëm vitin e kaluar nuk cilësohet i paprekshëm dhe një mundësi e artë mund të jenë pikërisht klubet nga Premier-League-a. Sportmediaset raportoi të martën se të kuqtë po shohin mundësinë e një tjetër rasti “Salah”, i cili ka shkëlqyer duke hedhur një hap tejet cilësor që në të parin sezon në Anfield. Vlera e Insignes në merkato përllogaritet të jetë mbi 60-65 milionë, por gjithcka konsiderohet e justifikueshme duke parë dy sezonet e fundit që ka patur shtatshkrutri ku përvecse realizon shumë, shërben dhe plot asiste. 20 gola 12 asiste vitin e kaluar dhe 13 gola dhe 12 shërbime këtë vit. Statistika këto që do t’i bënin punë kujtdo skuadre të madhe në Evropë.