Itali, Ancelotti pranon angazhimin me Napolin, kontratë dy vjecare me të drejtë ripërtëritjeje

Sport

carlo
Tashmë gjithçka është e konfirmuar, Carlo Ancelotti rikthehet në Itali. 58-vjecari ish-trajner i Bayernit ka rënë dakord të drejtojë Napolin duke iurikthyer kështu Serie-A-së 9 vite pasi u largua nga Milani. Për Carlon Napoli qe përfolur prej kohësh si mundësi, deri sa mbrëmjen e së martës ai u pa në këtë qytet nën shoqërinë e Presidentit De Laurentiis. E mërkura më pas ishte e bujshme për shtypin që raportoi fillë një marrëveshje të arritur mbi bazën e 6.5 milionë eurove në sezon. Vetë ai postoi në mbrëmje një mesazh në Twitter teksa e cilësoi këtë angazhim si një sfidë tejet interesante.

carlooooooooo

Për trajnerin që i ka fituar pothuajse të gjitha, në tavolinë është ofruar një kontratë dy-vjecare me të drejtë për një vit të tretë në bazë të rezultateve. Sipas shtypit gjithcka do të bëhet zyrtare më 1 qershor, kohë kur dhe Ancelotti mbyll përfundimisht angazhimin me Bayernin. Të menjëhershme kanë qenë spekulimet që flasin për skuadrën që do të formojë 58-vjecari, ku në qendër të projektit thuhet se janë kërkuar 4-5 lojtarë si të palëvzisshëm nga grupi aktual dhe dy-tre të tjerë me emra me peshë si Vidal apo Benzema. Ndërkohë interesant është fakti se në staf Ancelotti do të ketë sërish djalin e tij Davide, vetëm 28-vjecar, tashmë i pajisur edhe me licensën për të qenë trajner dhe ku shtypi e ka përshkruar si të mundshme idenë që ai të jetë zëvendësi i Carlos te Napoli.