Itali, Ancelotti bind Hamsikun dhe Mertensin që të qëndrojnë te Napoli

Sport

carlo1212121
Angazhimi i Carlo Ancelottit te Napoli jep menjëherë efektin e parë. Kapiteni Marek Hamsik duket se ka ndryshuar mendje dhe nga tifozët shpresohet fort që ai të qëndrojë. Sllovaku u tha se do të largohej me destinacion Kinën, por pas angazhimit të Ancelottit, një trajner ky tejet i suksesshëm dhe me mentalitet fitues, gjërat duket të kenë ndryshuar. Sportmediaset raportoi të mërkurën fjalët e Hamsikut, i cili në gëzim e sipër nga ardhja e ish-trajnerit të Bayernit në Napoli, ka thënë se “është një nder të luash për të”.

dries

Sërish kapiteni ka folur për mediat sllovake dhe kësaj here ka thënë se “nuk po kërkonte një transferim” duke nënkuptuar këtu se ardhja e Ancelottit i kishte dhënë ato garanci që ai nuk i kishte në kohën e Sarrit. Kryegolashënuesi historik i Napolit ka shtuar më tej se ka edhe tre vite kontratë dhe se tanimë me stimujt e duhur gjërat mund të ndryshojnë edhe më shumë në skuadër. Ndërkohë me po të njëjtin “feeling” ka qenë edhe belgu Dries Mertens. Edhe ky i përfolur për një largim. Shtatshkurtri ka deklaruar se do të qëndrojë te Napoli, kjo pas një bisede që kishte pasur vetë me trajnerin e ri. “Carlo më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të qëndroj. Ishte shumë bindës për mua” – ka rrëfyer Mertens një nga elmentët kryesor të skuadrës. E pra një nisje e mirë për Ancelottin, që duket se synimin primar ka të mbajë yjet që ka, më pas të investojë në merkato.

marek