Itali, Agnelli në të njëjtin hotel me Sarrin në Baku, spekulohet se kanë biseduar

Sport

Ditë më parë Pep Guardiola u tha se ishte emri zgjedhur nga Agnelli për të zëvendësuar Allegrin te Juventusi, por ja që gjërat janë krejt ndryshe këtë javë. Presidenti i bardhezinjve raportohet të ketë udhëtuar në Baku të Azerbajxhanit, kjo për të takuar trajnerin Maurizio Sarri. Shtypi Italian zbuloi këtë mesjavë se Agnelli ka rezervuar në të njëjtin hotel ku qëndron edhe Sarri dhe të dy thuhet se janë takuar. Edhe pse në disa media ky takim është konsideruar thjesht si përshëndetje, Sportmediaset këmbëngul se gjërat kanë qenë më tepër se një takim kortezie. Në Angli ndërkohë vëmendja të mërkurën u përqendrua te humbja e toruas që pësoi gjatë një séance stërvitore trajneri i bluve. Sarri u pa të ishte tejet nervoz dhe të diskutonte ashpër me lojtarë si David Luiz, Gonzalo Higuain apo dhe Pedro. Më pas seanca u ndërpre, skuadra u dërgua në dhomat e zhveshjes dhe Sarri u shfaq tejet nervoz duke hedhur e shkelmuar kapelen. Shtypi anglez raportoi për një zënkë mes lojtarëve, më tej për pretendimin se Sarri kishte anuluar stërvitjen për faktin se mediat nuk ishin larguar dhe trajenri Italian kërkonte të zhvillonte seancë me dyer të mbyllura. Kjo nuk është hera e parë që Sarri nuk e ruan qetësinë teksa drejton Chelsea-in. Presioni ka qenë i jashtëzakonshëm te Sarri këtë sezon. Ulje-ngritjet në formë dhe zhgënjimi në Premier League, me humbje si ajo me Manchester City-in, kanë qenë disa nga problemet që ai ka hasur, por konstante gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë mungesa e mbështetjes publike nga bordi drejtues i klubit. Sarri ka kontratë deri në vitin 2021, dhe nëse Juventusi do ta angazhojë, kjo duket të jetë një nga pengesat më të mëdha.