ISMAJLI, SA I VESHTIRE PER T”U ZEVENDESUAR!

Sport

Kanë nisur me problemet për trajnerin Silvinjo përgatitjet përpara ndeshjes ë shumëpritur të së enjtes ndaj Cekisë. Për këtë duel do të mungojë mbrojtësi Ardijan Ismajli, i cili ka pësuar tërheqje dhe është rikthyer në Itali për vizita të avancuara e për të nisur më pas rehabilitimin. Kështu, mbrojtësi shtatlartë që u dëmtua gjatë fundjës në ndeshjen që Empoli luajti ndaj Udinezes në kampionatin italian, ka vendosur në alarm Shqipërinë. Në një kohë që 27-vjeçari sapo ishte kthyer nga lëndimi dhe gjendja e tij pritet që të monitorohet me kujdes. Sipas asaj që mësohet, Ismajli ka probleme me muskujt e kofshës së djathtë, çka e detyron Silvinjon që të bëjë llogaritë pa të në përballjen e 12 tetorit. Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së Shqipërisë. Ndërkohë që pProbleme ka dhe për Klaus Gjasulën. Shtatlarti i cili ishte rikthyer në një titullar në radhët e Darmshtadt, mungoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Augsburg. Dëmtimi i tij është një tjetër shqetësim për Silvinjon, i cili duhet të gjejë tashmë një zëvendësues të denjë për Ismajlin në prapavijë. Kandidati kryesor është Arlind Ajeti, që po bën paraqitje shumë të mira me Kluzhin. Ndërsa nuk përasghtohet as një aktivizim i mundshëm i Enea Mihajt, që përherë të fundit kishte bërë një paraqitje të mirë në transfertën me Poloninë. Ndërkohë që nuk shqetëson Berat Gjimshiti, i cili pasi u aktivizua me Atalantën në ndeshjen ndaj Lacios, pritet të jetë sërish pika kyce e mbrojtjes se skuadrës kuqezi. Ndërkaq, sa i takon sulmuesve, Arbnor Muja vjen me një tjetër gol të shënuar me Anvesën. Pas atij në Champions Ligë, anësori i skuadrës belge ka shënuar edhe të dielën në kampionat, në fitoren që skuadra e tij arriti 4-1 kundër Eupenit. Ai ishte autor i realizimit të kartërt në min. 90, që rrumbullalosi rezultatin përfundimtar.