Në ndeshjet eleminatore ishte pothuajse përherë titullar. Por në sfidat e fazës finale të Euro 2024, Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që nuk u aktivizua asnjë minutë. Gjë e cila i ka lënë shije të hidhur futbollit, sipas asaj që kuptohet edhe nga një reagim që ka pasur babai i tij, Ilmi Ismajli.
Në një postim në Facebook, babai i mbrojtësit shpërtheu ndaj të gjithë atyre që i quan të pabesë, të cilët sipas tij i vodhën ëndrrën të birit.
Konkretisht, Ilmi Ismajli ka shkruar fjalë që përbrenda përmbajnë një lloj vreri:
“Ardian,
Bëhu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, për ketë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!
Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën që ma tregoje qysh nga fëmijëria…
Te pabesët, tradhtarët, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriçojë, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta ndalë vetëm Krijuesi i tij!
Zoti i shkatërroftë ata që te bënë pabesi, të bënë tradhti sepse shumë ke besuar dhe nuk keni faj se në ballët e tyre nuk shkruante i pabesë…”, ka qenë postimi i bërë nga babai i mbrojtësit shqiptar.