Ismajli e Asllani, çfarë debutimi me Torinon ndaj Romës!

Sport

Debnutim mjaft pozitiv për dyshen e shqiptarëve Asllani-Ismajli që dolën fitimtarë me Torinon në javën e tretë të Serie A, duke mposhtur Romën në shtëpi 0-1 në sfidën e luajtur në ‘Olimpico’. Trajneri mik Baroni hodhi në fushë nga minuta e parë dyshen e Kombëtares, Krisjtan Asllani dhe Ardian Ismajli, të cilët e kishin debutimin e tyre së bashku në fushë me fanellën e klubit të ri.

Ishte Asllani që la shenjën e parë në ndeshje, kur pas një ndërhyrje jo të rregullt u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32. Vetëm tre minuta më vonë edhe Ismajli do merrte karton të verdhë. Ndërsa në minutën e 38-të shqetësoi jo pak kur u shtri në fushë duke dhënë përshtypjen e një dëmtimi tjetër serioz. Mirëpo fatmirësisht e mori veten dhe kontriuboi deri në fund për të ruajtur suksesin e vyer të toriunezëve, që me atë në fushë gjithashtu nuk pësuan gol.

Në fakt, realizimi i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 59-të falë një kundërsulmi të Torinos. Ngonge pasoi bukur për Giovanni Simeonen, i cili me një goditje të bukur nga hyrja e zonës mposhti Svilar. Ismajli dhe Asllani u vlerësuan me nota të larta, ndërsa mesfushori luajti 80-të minuta. Roma nuk mundej në shtëpi prej thuajse 10 muajsh, me 16 fitore e 2 barazime në 18 ndeshje. Ndërsa për shqiptarët ishte një nisje e mbarë duke qenë të dy në fushë protagonistë.