ISIS kërcënon finalen e Champions League

Sport

isis

E shumëpritura finale e Champions Leagues sikur është tronditur pak prej paralajmërimeve të fundit të grupit ekstremist, ISIS. Grupimi terrorist ka lëshuar disa kërcënime përmes rrjeteve sociale, sa i takon finales së 26 majit midis Realit dhe Liverpulit. E po ashtu edhe kundër Botërorit në Rusi 2018. Sipas asaj që informon siti i specializuar, “Terror Monitor”, të mërkurën janë shfaqur në rrjetet sociale imazhe me mesazhe kërcënuese në drejtim të finales evropiane. Në një nga imazhet e publikuara lexohet teksualisht: “Gati, Shteti Islamik në Kiev”. Në këtë foto mund të vërehet një terrorist i armatosur që qendron në Stadiumin Olimpik Kombëtar të kryeqytetit ukrainas, ku do të zhvillohet finalja kontinentale më prestigjoze e Evropës.

isisi
Në një tjetër foto propagandistike të xhihadistëve vërehet mesazhi “Do të jemi aty”, teksa përfshin edhe logon e Champions League, edhe atë të Botërorit. Ndërkohë që shikohet edhe imazhet e një njeriu me bombë molotov në dorë. Pa lënë mënjanë edhe një tjetër mesazh në arabisht, rusisht e anglisht: “Do të kthejmë netët tuaj në zjarre!”. Me në sfond Moskën që digjet. Nuk është hera e parë që Shteti Islamik, i njohur si ISIS, realizon këto mesazhe kërcënuese. Gjithashtu në qendër të vemendjes janë kthyer yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Teksa në një foto tmerruese të montuar nga organizata terroriste, shihen dy lojtarët duke u masakruar nga terroristë. Ndërsa në foto shkruhet: “Gjaku juaj do ta lajë tokën”. Nuk është hera e parë që Shteti Islamik, i njohur si ISIS, realizon këto mesazhe kërcënuese. Edhe disa kohë më parë bëri paralajmërime për Botërorin “Rusi 2018”, duke përdorur si imazhe referuese yjet kryesore të futbollit, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.