Ishte gati për t’u rikthyer në fushë, Thibaut Courtois pëson tjetër dëmtim të rëndë

Sport

Teksa ishte gati për të zbritur sërish në fushë pas një kohe shumë të gjatë, Thibaut Courtois ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë. Pasi në Gusht të 2023-shit, çau ligamentin e gjurit të majtë, në stërvitjen e ditës së Martë me Real Madrid, Courtois ka lënduar meniskun e gjurit të djathtë. Si pasojë, portieri do të mungojë të paktën edhe për dy muaj të tjerë, çka do të thotë se me shumë mundësi, ky sezon futbollistik për të, mund të konsiderohet I përfunduar.

Sipas burimieve, 31 vjeçari mund të zbriste sërish në fushë në 31 Mars, në ndeshjen e kampionatit ndaj Atheltic Bilbaos në Santiago Bernabeu, mirëpo situata mori tërësisht një tjetër drejtim.

Sikurse kanë raportuar mediat pranë klubit madrilen, Courtois është larguar I përlotur nga stërvitja, duke e ditur se tashmë do të kalojë sërish një moment të komplikuar. Deri më tani, shtatlarti I portës së Reali ka munguar në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në kushte si këto, mes shtyllave të portës së Real Madrid do të vazhdojë të jetë Andriy Lunin, I cili për hir të së vërtetës, këtë sezon, ka zhvilluar me të vërtetë paraqitje positive me skuadrën madrilène, aq sa ka fituar edhe besimin e plotë të trajnerit Carlo Ançelotti.