Ish-yjet e Real Madridit akuzohen për evazion fiskal (Foto)

Sport

real 2 1481120132 2879474

Prokuroria e Madridit ka ngritur aktakuzë ndaj ish-yjeve të Real Madridit

Xabi Alonso (Bayern), Angel Di Maria (PSG), Ricardo Carvalho (pa klub), Fabio Coentrao (Real Madrid) dhe Radamel Falcao (Monaco) akuzohen nga Prokuroria e Madridit për evazion fiskal, shkruan e përditshmja sportive madrilene AS.

Kurse, sipas kësaj të fundit, Cristiano Ronaldo, i cili së fundi thuhej se i është shmangur taksave, nuk është akuzuar nga Prokuroria e Madridit.