Ish-trajneri i Real Madrid drejt SHBA-së?

Sport

rmd
Kanë kaluar vetëm pak javë pasi Julen Lopetegui u shkarkua nga Reali i Madridit, por ja që ai mbetet një trajner i kërkuar. Gazeta spanjolle AS tregoi të mërkurën se 52-vjecari është kontaktuar nga një mori klubesh, por që oferta më interesante për të ka ardhur nga përtej-oqeanit. Shtetet e Bashkuara thuhet se i kanë propozuar trajnerit bask që të marrë përsipër përfaqësuesen. SHBA-të regjistruan në fillim të këtij viti rezultatin më zhgënjyes që prej vitit 1986 duke mos u kualifikuar dot në një botëror. Kjo gjë ngjau nën drejtimin e Bruce Arena, i cili u shkarkua menjëherë pasi SHBA-të nuk ia dolën dot përballë Panamasë.

1535455358 550831 1535455454 noticia normal

Zëvendës i tij u emërua Dave Sarachan. Së fundmi në ndeshjet miqësore SHBA-të humbën përballë Anglisë dhe Italisë duke pësuar 4 gola e duke mos mundur të shënonin as dhe një të vetëm. Kombëtarja amerikane e 64-vjecarit Sarachan ka plot talente në organikë, ku ai që spikat më së shumti është 20-vjecari Christian Pulisic. Sipas gazetës spanjolle AS pikërisht për punën e mirë që Lopetegui ka pasur me moshat e reja, ai është marrë në konsideratë nga Federata Amerikane e Futbollit. Projekti që i propozohet Lopeteguit thuhet të jetë afatgjatë dhe me objektiva për një përfaqësim sa më dinjitoz në evenimentin e vitit 2022, ku botërori do të organizohet në Katar. AS thekson se oferta duket e knaqshme dhe se gjërat mund të konkretizohen në ditët në vazhdim.