Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi kthehet në hero

Sport

Isli Hidi

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi është kthyer në “hero” për skuadrën ku luan aktualisht në Qipro, Olympiakos Nijosia, gjatë transfertës kundër Aris. Ndeshja që ishte e vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit qipriot është fituar 1-0 nga ekipi i Hidit. Mirëpo, ai që mbajtur të pacenuar portën dhe tripikëshin e Olimpiakosit ishte pikërisht gardiani nga Shqiperia.
Portieri tashmë 37-vjeçar u bë protagonist i një paraqitje fantastike në minutat e fundit të ndeshjes, në momentin që Aris u hodh i gjithi në sulm për të gjetur golin e barazimit. Ndërhyrjet e Hidit, sidomos në çerekorëshin e fundit të takimit, ishin vendimtare për të shpëtuar kuadratin e skuadrës nga Nikozia, që arriti falë Hidit të ruajë avantazhin 1-0 në atë që konsiderohej si “finale” mbijetese ndaj Aris.
Tanimë, ekipi ku luan portieri shqiptar mban vendin e 12-të në renditje, me 20 pikë, 4 më shumë se Aris që pozicionohet në vendin e parafundit, pozicion që të dërgon një kategori më poshtë. Fitorja e arritur ishte një frymëmarrje e madhe për Olimpiakosin e Nikozisë, që vinte pas 4 humbjeve radhazi e që tani mund të cilësohet thuajse i shpëtuar.