Francisco Roman Alarcon Suarez, ose sikurse njihet ndryshe, Isco, mund të transferohet në skuadrën e Romës. Spanjolli është një lojtar I lirë dhe është në kërkim të një klubi tjetër për të vijuar karrierën.
Në verën që lamë pas, mesfushori u bë pjesë e Sevillas, mirëpo aventura në Andaluzi zgjati vetëm një gjysmë sezoni dhe klubi bashkë me lojtarin ndërprenë kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Përgjatë afatit kalimtar të dimrit, ish-lojtari I Real Madrid ishte shumë pranë transferimit në Gjermani në skuadrën e Union Berlin, por diçka e tilla u anullua vetëm në momentet e fundit.
Si përfundim, Isco është ende një futbollist pa ekip dhe sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, në horizont ka nisur të duket Roma. Nga skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, duket thuajse I sigurt largimi I Nicolo Zaniolos, e për këtë arsye, vendi I lënë bosh, duhet plotësuar. Në rrethana si këto, Isco konsiderohet si elementi I duhur për t’u bërë pjesë e organikës verdhekuqe.
Megjithatë, ekziston njëkohësisht edhe një mundësi që operacioni të mos mbyllet me sukses. Isco ka pretendime të larta financiare, diçka që për Romën mund të jenë të papërballueshme. Është pikërisht ky ngërçi që mund të ngrijë transferimin e futbollistit spanjoll në “Olimpico”. Sidoqoftë, duke marrë parasysh që shërbimet e Iscos sigurohen me parametra zero, nuk përjashtohet mundësia që Roma ta bëjë një sforco dhe së shpejti lojtari të veshë fanellën verdhekuqe.