Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares është gjobitur në Tiranë.
Në momentin e gjobës brënda makinës ka qënë bashkëshortja dhe fëmija, të cilët po prisnin Canën të dilte nga një dyqan. Një police femër nuk është frenuar aspak nga fakti se automjeti ishte në pronësi të ish-kapitenit të saj. Qytetarët e pranishëm janë munduar të lajmërojnë ish-kapitenin, por ata kanë marrë një përgjigje të pazakontë:
“Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”.
Pas dorëheqjes nga kombëtarja, futbollisti duket se ka më shumë kohë për t’i kushtuar familjes të cilen nuk humbet rastin ta sjellë në Shqipëri sa herë i krijohet mundësia.
Pavarësisht se lënia e makinës në rradhe dyshe është një gjest i gabuar, e falenderojmë Lorikun që me bujari po mbush buxhetin e vogël të shtetit shqiptar.