Iranianët nuk lenë Ronaldon të flejë…

Sport

cr ronaldo13131
Një episod ka ndodhur me Cristiano Ronaldo, natën përpara ndeshjes me Iranin. Pikërisht tifozët iranianë kanë bërë aq shumë zhurmë, saqë nuk e kanë lënë portugezin të qetë për të fjetur. Duket se ka qenë një mënyrë e fansave të skuadrës së Iranit, për të turbulluar paksa atë që cilësohet si lojtari kryesor i Portugalisë, i cili shpesh udhëheq i vetëm iberikët drejt fitoreve. Pikërisht, një numër i madh iranianëve janë mbledhur poshtë dritareve të hotelit “Mercure”, aty ku qendronte përfaqësuesja portugeze.

ronaldo1212

Dhe sipas asaj që mësohet nga mediat portugueze, nuk kanë reshtur së kënduri dhe së bëri muzikë me vuvuzela e tamburë gjatë natës. E në një farë pike, CR7 është shfaqur në dritaren e dhomës së tij, duke bërë gjestin e gjumit, duke kërkuar të mirëkuptohet, duke u lënë i qetë. Por duket se tifozët iranianë nuk kanë dashur t’ia dinë. Aq sa kanë vazhduar në idenë e tyre për të shqetësuar portugezin. Sesa do t’ia kenë dalë mbanë, e tregon vetëm fusha.