Ndërsa ishte i ftuar në emisionin e Pierce Morgan, futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo-s, i është vendosur një intervistë e vjetër e babait të tij, para se të ndërronte jetë.
I ati fliste për krenarinë që ndjente për të birin, i cili kishte mundur të merrte pjesë në Euro 2004.
Ronaldo nuk e kishte parë kurrë këtë intervistë, ndaj është emocionuar shumë dhe ka filluar të përlotet para kamerës, duke mbuluar sytë me dorë.
“Nuk e kam parë kurrë këtë video. Është e pabesueshme”- u shpreh futbollisti me sytë me lot.
Babai i Cristianos, një ish-ushtarak i alkoolizuar, ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare për shkak të problemeve me mëlçinë. Ai nuk mundi të shikonte sukseset e mëdha të të birit, i cili tashmë është një ndër futbollistët më të mirë të botës.
Ai ndërroi jetë vetëm një vit pasi Ronaldo mori pjesë në Euro 2004.
Gjatë intervistës me Morgan, futbollisti foli edhe për akuzat për përdhunim që rënduan mbi të nga modelja Kathryn Mayorga.
“Ndihesh shumë keq. Isha duke ndenjur me të dashurën në shtëpi dhe pamë në televizor që thoshte se Cristiano Ronaldo për këtë, bëri dhe atë… Dëgjova fëmijët që po zbrisnin nga shkallët dhe ndërrova kanal sepse më vinte shumë turp. U ndjeva i turpëruar.”- u shpreh futbollisti.