Të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Cristiano Ronaldo në fushë, por ai ka zbuluar disa gjëra interesante për jetën e tij në një intervistë për FIFA-n.
Ai ka folur për shumë gjëra që i pëlqejnë.Dashuria e fortë më të birin, muzika që e dëgjon dhe pjata më e mirë që di t’ia përgatiti mamaja.
Cili është goli më i bukur në karrierë? Gjithmonë them ai që e kam shënuar i fundit është më i rëndësishmi.
Pjesa më e mirë të jesh Cristiano Ronaldo? T’i bëj njerëzit e lumtur.
Mbrojtësi më i mirë që kemi luajtur kundër? Është e vështirë ta zgjedh një. Jam përballur me shumë mbrojtës fantastik.
Dita më e lumtur në jetë tuaj? Kur më lindi djali.
Kënga e juaj e preferuar? Nuk kam një këngë të vetme, por shumë këngë. Më pëlqen muzika upbeat, sikurse edhe ajo regaton.
Gjëja më e bukur që të ka thënë djali ty? Baba (Papa), të dua dhe ti je më i miri në botë.
Qyteti më i mirë në Portugali? Funchal, në ishullin e Madeiras.
Stadiumi më i mirë që ke luajtur? Santiago Bernabeu.
Pjata më e mirë që e përgatiti mamaja juaj? Merluc (Lloj peshku)!