Lorik Cana është një nga ata, të cilët gjatë gjithë karrierës së tij ka fituar zemrat e tifozëve, kudo që ka luajtur Francë, Itali, Angli, apo Turqi. Madje ende kujtohet si kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë. Edhe pse e kishte mundësinë të vishte fanelën e përfaqësueseve të tjera, ai zgjodhi zemrën dhe jo interesat personale, duke udhëhequr Shqipërinë e duke bërë krenar gjithë tifozët shiptarë me atë çfarë dhuronte në fushën e lojës. Prej disa javësh, ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë, gjendet i izoluar në Romë, ay ku kaloi edhe një pjesë të karrierën e tij me Lazion, përpara se të hiqte dorë nga futbolli i luajtur. Cana është rrëfyer së fundi në “TMë Radio”, ku është shprehur se ndihet krenar për marrëdhënien që ekziston mes Italisë dhe Shqipërisë. Pa lënë mënjanë edhe kohën kur ka qenë aktiv në fushën e lojës.
– Si po e përjetoj këtë moment?
Jemi transferuar në Romë me familjen që në shtator. Po e përjetojmë duke respektuar rregullat, duke bërë detyrën tonë. Kemi edhe dy fëmijë në shtëpi, prandaj kërkojmë t’ua bëjmë sa më të lehtë këtë situatë.
– Po pjesa tjetër e familjes?
Jemi një komunitet shumë i përhapur. Unë kam të afërm pak a shumë në të gjithë botën. Provoj të mbaj kontaktet me të gjithë. Në Itali kemi qenë të parët që jemi shqetësuar. Kur je jashtë, shikon shifra të frikshme dhe të gjithë donin të dinin. Italia ka shërbyer për të kuptuar se cfarë mund të bëjë ky virus. Prandaj të gjithë të tjerët më pas, janë përshtatur. Megjithatë nuk kam shikuar shumë organizim mes shteteve të BE.
– A ndihesh krenar për ndihmat që po vijnë nga Shqipëria në Itali?
Sigurisht. Kam marrë qindra thirrje dhe mesazhe të ngrohta nga ana e miqve të mi italianë. Duke qenë një ish-futbollist, përpiqem t’u kujtoj njerëzve lidhjet mes të gjithë kombeve. Mes Italisë dhe Shqipërisë, megjithatë, ka rrënjë më të thella në raportet mes vendeve. Nuk jemi në Itali vetëm në këto vitet e fundit. Pas viteve ’90, Italia u bë shtëpia jonë e dytë. Aq më tepër, në një periudhë të ndërlikuar për vendin tonë. Kjo është një betejë e vështirë. Por kjo ndihmë duhej bërë, thjesht për të treguar dashurinë dhe mirënjohjen drejt Italisë.
– Beson se në këtë situatë mund të mendohet rifillimi i aktivitetit futbollistik?
E shoh tepër të ndërlikuar. Ndoshta pas Pashkëve mund të rihapet dicka, por duke vlerësuar gjendjen ditë pas dite. Mund të përfundohet sezoni, ndoshta me dyer të mbyllura. Unë jam për mbylljen e këtij kampionati edhe në verë, gjithmonë nëse ka paksa siguri për ta bërë. Gjithsesi është e vështirë të flitet për futboll, kur janë mijra njerëz të infektuar. Futbolli luhet për njerëzit. Nëse mendojnë se ata mendojnë vetëm për t’u kuruar dhe për t’u kujdesur për të dashurit e tyre, atëherë është e kotë të mendosh për futbollin.
– Ekziston një futbollist që e kujton me dashamirësi të madhe?
Kam debutuar në moshën 19-vjecare me Paris SG dhe kishin lojtarë si Ronaldinho, Pochetino, Heinze apo Anelka. Ronaldinho ishte special, por edhe Okocha ishte mbreslënës.
– Po nga përvoja e kaluar në Itali?
Më është ngulitur në mendje finalja e Kupës së Italisë më 26 maj 2013 kundër Romës. Një derbi në finalen e Kupës… të gjithë e kuptuam sesa rëndësi kishte për tifozët.
– Çfarë ka në planet e së ardhmes për Canën?
Kam krijuar një fondacion për të promovuar sportin në Shqipëri dhe Kosovë. Janë përfshirë mijra fëmijë. Dhe shpresoj që më shumë sesa trajnimi, sa më shpejt të bëhem edhe një drejtues në botën e futbollit.