Interi zyrtarizon afrimin e parë dhe…

Sport

Interi zyrtarizoi të hënën transferimin e qendërmbrojtësit uruguajan Diego Godin, i cili mbylli aventurën me Kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës. Në njoftimin zyrtar të ekipit nga Serie A është bërë e ditur se 33-vjeçari vjen me zikaltërit si futbollist i lirë, pasi ka skaduar kontrata e tij me Atletico Madridin, ku ka luajtur për 9 vjet. Ndërkohë, Godin ka firmosur me Interin një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon, por që mund të shkojë në 6 milionë në rast se realizohen objektivat e përcaktuar nga ana e klubit milanez. Godin llogarit rreth 400 paraqitje me Atleticon gjatë nëntë edicioneve të fundit dhe vjen pasi ka fituar një titull kampion në La Liga, dy trofe të Ligës së Evropës.


Pas zyrtarizimit të afrimit në mbrojtje, Interi tashmë përqendron forcat për t’i dhuruar trajnerit Conte edhe një bomber të ri. Teksa Icardi duket se ka përfunduar jashtë projektit teknik, objektivi primar është Romelu Lukaku, sulmuesi i Manchester Junaited që konsiderohet ideal për skemat e teknikut të ri zikaltër. Interi ka vendosur të fokusohet vetëm tek gjiganti nga Belgjika, i cili duket se ka preçedencë edhe nga tratativat për Barelan, apo Xhekon. Agjenti i Lukakut gjendet në Milano dhe nuk përjashtohet që të hidhet bazat për një akord sa i takon veshjes së belgut me fanelën zikaltër. Presidenti Zhang është i gatshëm të shpenzojnë deri në 70 milionë euro, megjithëse synimi është që sulmuesi të marret fillimisht në huazim për 2 vjet, me të drejtë blerjeje të mëtejshme.