Interi vrapon drejt titullit, statistika mbreslënëse të skuadrës zikaltër

Sport

Interi vrapon drejt titullit kampion me statistika mbreslënëse. Në javën e 30 të Serie A, zikaltërit mposhtën 2-0 Empolin në shtëpi. Publiku në San Siro pa të shënohej nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht ishte mbrojtësi Federico Dimarco në minutën e 6.

Në 20 sezonet e fundit, Dimarco është një nga 4 mbrojtësit e vetëm që është përfshirë në të paktën 10 gola me fanellën zikaltër. Pjesë e kësaj bashkësie janë edhe Yuto Nagatomo, Achraf Hakimi dhe Maicon.

Më tej, golin e dytë, e shënoi Alexis Sanchez në minutën e 81, duke mbyllur kështu llogaritë e takimit.

Kjo ishte një ndeshje, në të cilën, Interi pati 6 lojtarë italianë titullarë në fushën e lojës, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë në 20 edicionet e fundit për 19 herë kampionët e Italisë. Këtu bën përjashtim vetëm ndeshja ndaj Lazios në 30 Prill të 2023-shit, ku gjithashtu në fushë, zbritën 6 lojtarë italianë.

Interi I këtij sezoni në Serie A, është duke prekur çdo record të mundshëm dhe ndaj Empolit kishte vend për t’u rikthyer sërish prapa në kohë. Interi ka mundur të fitojë 25 nga 30 ndeshjet e para të kampionatit, vetëm për të dytën herë në historinë e klubit. Diçka e ngjashme, për herë të parë ka ndodhur në edicionin 2006/07, me po 25 fitore në 30 javë. Në atë kohë, skuadra drejtohej nga Roberto Mançini.

Si pasojë e trepikëshit e radhës, kur deri në fund kanë mbetur edhe 8 javë të tjera, Interi kryeson me 79 pikë, 14 më tepër sesa Milani I vendit të dytë. Me fjalë të tjera, ylli I dytë në fanellën zikaltër është thjesht çështje kohe.