Interi refuzon një tjetër ofertë nga United për portierin Onana, ja kërkesa e klubit zikaltër

Sport

Interi refuzon një tjetër ofertë nga Manchester United për portierin Andre Onana. Si fillim, Djajtë e Kuq, trokitën me 40 milionë euro në dyert e klubit zikaltër, por aq nuk mjaftonin. Mirëpo, për nënkampionët e Europës, nuk mjaftojnë as 50 milionë euro, në atë që është oferta e dytë e United për shtatlartin senegalez të kuadratit.

Thënë ndryshe, Onana nuk është i pashitshëm për Interin, por 19 herë kampionët e Italisë, duan t’i mbushin arkat sa më tepër të munden nga shitja e tij. Sipas mediave të huaja, që të pranojë shitjen e Onanas, Interi është gati të ulet në tavolinë për të konkretizuar shitjen, për jo më pak se 60 milionë euro.

Duke parë interesin e deritanishëm, nuk pritet të United të heq dorë. Të kuqtë nga Manchesteri, kanë nevojë urgjente për një portier. Pasi siguroi shërbimet e Mason Mount, Ten Hag kërkon të sigurojë një tjetër element të rëndësishëm në organikën e tij. Tekniku hollandez dhe Onana, në të shkuarën, kanë punuar së bashku në radhët e Ajaksit, kështu që kaq mjafton për të kuptuar edhe këmbënguljen e United portierin senegalez.

27 vjeçari është projektuar për të zënë vendin e titullarit në “Old Trafford”, pasi United ende e ka të paqartë situatën me portierin actual, David De Gea. Madje, spanjollit i ka përfunduar edhe kontrata. Dëshira e tij është të luajë ende për 20 herë kampionët e Anglisë, por me shumë mundësi, nëse qëndron, atëherë do të jetë zgjedhja e dytë e trajnerit Ten Hag.

Për t’u rikthyer edhe një herë tjetër tek Onana, mes kërkesës së Interit dhe ofetës së United, është vetëm një distancë prej 10 milionë eurosh, distancë që klubi anglez pritet ta eliminojë me ofertën e radhës.