Interi pëson tjetër ndalesë në kampionat

Sport

Interi pëson tjetër ndalesë në kampionat. Në javën e katërt, skuadra zikaltër ka ngecur në barazim 1-1 në transfertën e Monzas, ndeshje, e cila, ndonëse e lehtë në letër, në fushë, nuk rezultoi ashtu. Madje për kampionët e Italisë, mund të kishte shkuar edhe më keq. Pas pjesës së parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, episodet më të rëndësishme të takimit do të ndodhnin në të dytën, e më konkretisht, përgjatë minutave të fundit. Në minutën e 81, sulmuesi Dani Mota kaloi modestët e Monzas në epërsi, gol që për një moment dha edhe një aromë fitoreje. Mirëpo, reagimi i miqve nuk mungoi. Dy minuta në fundi, ai që shpëtoi skuadrën e tij nga humbja, do të ishte mbrojtësi Denzel Dumfries, finalizimi i të cilit, i dha një pikë ekipit të drejtuar nga Simone Inzaghi. Që nga sezoni 2020/21, kur timonin e skuadrës e kishte Antonio Conte, kjo është hera e parë, që Interi nuk arrin të fitojë dot dy ndeshje në katër javët e para të kampionatit. Megjithatë, në kampin zikaltër, mbizotëron qetësia, pasi ky është vetëm fillimi dhe të gjithë janë besimplotë, se mbyllja e sezonit do të jetë fantastike, ashtu ai një vit me parë, me titullin kampion. Në katër javë, Interi ka 8 pikë, një më pak sesa Napoli kryesues.