Paulo Dybala do jetë përforcimi i parë i Interit për merkaton e verës. Pasi nuk arriti dot akordin për të rinovuar me Juventusin, argjentinasi ka vendosur të bashkohet me rivalët historikë të Zonjës së Vjetër.
Sikurse raportojnë mediat italiane, palët kanë patur një takim rreth një javë më parë dhe janë dakordësuar që ky transferim të kompletohet me sukses. Interi ka gatinjë kontratë 4 vjeçare për lojtarin, me një pagë që shkon deri në 6 mln euro në sezon, plus në brendësi do jenë të përfshira edhe bonuse të ndryshme.
Ky konsiderohet një përforcim e nivelit të lartë për kampionët ne fuqi të Italisë, të cilët, do e kryejnë këtë operacion pa shpenzuar asnjë kosto, për shkak se Dybala do largohet me parametra zero në Juventusi.
Gjithçka është gati, me çështjen që do marrë rrugë zyrtare pas përfundimit të këtij sezoni futbollistik. Aq më tepër që në 11 maj, Interi dhe Juventusi do përballen mes tyre në finalen e Kupës së Italisë. Kjo është një arsye shumë e fortë që për momentin, kjo temë të mos bëhet publike.
Në këtë mënyrë, përfundon këtu aventura 7 vjeçara e Paulo Dybala me Juventusin. Përgjatë këtij rrugëtimi, fantazisti ka luajtur 289 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Juventusin, duke shënuar 114 gola dhe 48 asisit. Këto statistika, janë të rrethuara edhe nga 12 trofe që lojtari I ka fituar gjatë kësaj periudhe me klubin bardhezi.