Interi me ecuri perfekte në Serie A, për herë të katërt në historinë e klubit

Sport

Interi vazhdon ecurinë perfekte në Serie A. Pasi kishin fituar secilën prej 4 javëve të para të kampionatit, zikaltërit nuk janë ndalur as në të 5-tën. Në transfertën e Empolit, të besuarit e Simone Inzaghit fituan me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar në pjesën e dytë nga mbrojtësi Federico Dimarco në minutën e 51.

Kjo është vetëm hera e 4-tët në historinë e klubit, që Interi fiton secilën nga 5 javët e para të Serie A. më herët, një gjë e tillë ka ndodhur në edicionin 1996/67, 2015/16 dhe 2019/20.

Megjithatë, Interi është larguar me një lajm negativ nga transferta e Firences dhe fjala është për sulmuesin Marko Arnautoviç, i cili në çastet e fundit, e la sfidën me 10 lojtarë. I aktivizuar në fushë në minutën e 71, në vend të Lautaro Martinez, sulmuesi në fjalë doli sërish nga loja në të 91-tën, për shkak të një dëmtimi muskulor dhe gjendja është serioze.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, është shprehur shtatlarti i ofensivës ka përjetuar dhimbje dhe për këtë arsye, shkalla e dëmtimit është e lartë. Si pasojë, Inzaghi ka deklaruar se 34 vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për një kohë të konsiderueshme, me një periudhë ende të papërcaktuar.

Me keqardhje, Inzaghi ka thënë se mungesa e Arnautoviç mund të cilësohet një problem për 19 herë kampionët e Italisë, sepse futbollisti në fjalë, ndonëse i afruar në radhët e Interit në fundin e merkatos verore, sipas teknikut, është përshtatur mjaft mirë me lojën.