Interi është bërë skuadra e vetme italiane, e kualifikuar mes 8 më të mirave të UEFA Champions League. Në javën e fundit të Fazës së Ligës, kampionët në fuqi të Italisë, pritën Monacon në shtëpi, ndeshje të cilën e fituan me rezultatin e pastër 3-0. Ai që bëri diferencën në këtë takim, ishte kapiteni, Lautaro Martinez, i cili shënoi të 3 golat e sfidës. Argjentinasi është bërë golashënuesi mëi mirë i Interit në Champions League me 17 gola, duke barazuar kësisoj edhe Sandro Mazzolan. Kështu, zikaltërit e mbyllën në vendin e 4 në renditje, në kuotën e 19 pikëve.
Mirëpo, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Milanin. Kuqezinjtë, do të mjaftoheshin edhe me një barazim për t’u klasifikuar në 8 të parat, por transferta e Dinamos së Zagrebit nuk ka shkuar aspak sipas parashikimeve. 7 herë kampionët e Europës u mundën në tokën kroate, me rezultatin 2-1 dhe si pasojë, e mbyllën Fazën e Ligës në vendin e 13. Kjo do të thotë, se për t’u kualifikuar në raundin e 1/8-ave, Milani duhet të kalojë fillimisht fazën Play-Off, me shortin që do të hidhet ditën e Premte, në orën 12. Dinamo, pavarësisht fitores dhe që shkoi në 11 pikë, për shkak të golavarazhit të dobët, zbriti në vendin e 25, duke u eliminuar përfundimisht nga Champions League.
Sipas formulës që do të hidhet shorti, në Play-Off, Milani do të ndeshet me Juventusin ose me Feyenoordin. Nëse kuqezinjtë e kalojnë këtë fazë, atëherë në raundin e 1/8-ave, vështirësia do të jetë sërish e shkallës maksimale, sepse atje, do të ndeshen me Arsenalin, ose rivalin historic, Interin.
Në duelin e fundit të Fazës së Ligës, paraqitje të dobët bëri edhe Juventusi, që u mund në shtëpi nga Benfica me rezultatin 2-0. Bardhezinjtë kishin mundësi, që me aëë të një fitoreje të shkonin në kuotën e 15 pikëve dhe ngjiteshin në vendet e para të zonës play-off. Megjithatë, nuk ndodhi kështu. Zonja e Vjetër zbriti në vendin e 20, ndërsa në Play-Off, do të luajnë ndaj Milanit ose PSV. Ndërsa në 1/8-tat, i pret Arsenali ose Interi. Sa i takon Benficës, në shortin e nesërm, portugezët do të luajnë me Brest, ose Monaco.