Interi “kthen sytë” nga Samardzic

Sport

Interi vijon të jetë i interesuar për Davide Frattesin, por kërkesa e lartë e Sassuolos prej 40 milion eurosh ka bërë që “zikaltërit” jo vetëm të marrin kohë, por edhe të mendojnë për një tjetër alternativë. Mediat në Itali raportojnë se drejtuesit e klubit milanez kanë nisur bisedimet me Udinesen për Lazar Samardzic. 21 vjecari me origjinë serbo-boshnjake, por i rritur në Gjermani zhvilloi një nga edicionet më të mira në karrierën e tij të shkurtër. Mesfushori, i cili është rritur sportivisht në akademinë e Herthës së Berlinit zbriti në fushë në 37 ndeshje në kampionat duke shënuar 5 gola.

Drejtuesit e Interit kanë planifikuar edhe një takim me drejtuesit e Udineses, takim që do të mbahet mes të mërkurës dhe të enjtes, dicka që nënkupton se nuk është thjesht një sondazh, por një objektiv i rëndësishëm për nënkmapionët e Europës.

Klubi badhezi e vlerëson rreth 25 milion euro kartonin e futbollistit të përfaqësueses serbe, kujtojmë që pranoi ftesën e federatës serbe ditën e 21 vjetorit të lindjes më 24 shkurt.

Interi mund të përfshijë në bisedime edhe kartonin e ndonjë lojtari të ri, por gjithsesi ekziston mundësia që drejtuesit e klubit nga Milano të kënaqin edhe kërkesën e Udineses duke e ndarë në këste shifrën e pretenduar.

Lazar Samardzic mbërriti tek Udinese në 2021-in nga Leipzig për 3 milion euro, paraqitjet e ofruara e kanë shndërruar mëngjarashin në një nga talentët  e rinj më të aftë në Serinë A.