Interi konfirmon dëtmimin e Mehdi Taremit. Qendërsulmuesi, pësoi një problem fizik përpara ndeshjes me Udinesen në Serie A, të fituar 2-1 nga zikaltërit. Nga testet e kryera, ka rezultuar se lojtari vuan një tërheqje e lehtë muskulore në kofshën e majtë. Kjo do të thotë, se Taremi do të mungojë rreth 2 javë.
Ish-lojtari i Portos, nuk do të jetë në ndeshjen derbi ndaj Milanit të Mërkurën mbrëma, të vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Po ashtu, Taremi nuk do të jetë as në takimin e fundjavës në kampionat, ndaj Parmës. Më tej, mesjavën e ardhshme, në 8 Prill, Interi do të luajë ndaj Bayern Munich në çerekfinalen e Champions League, e Taremi nuk do të jetë as në atë sfidë. Nuk mund të përcaktohet me saktësi data e rikthimit në fushë të 32 vjeçarit, teksa gjendja e tij do të jetë në monitorim përgjatë gjithë kohës nga mjekët e klubit.
Si fillim, mungesa e Taremit parashikohet të jetë një problem duke nisur nga dueli i kësaj mesjave ndaj Milanit në Superkupë. Me shumë mundësi, Lautaro Martinez do të jetë në stol në ata takim, pas edhe kapiteni vuan nga një problem fizik e nuk është në formën e tij më të mirë. Pra, mbetet për t’u parë se si do ta menaxhojë këtë situatë trajneri i skuadrës së Interit, Simone Inzaghi. Sezoni ka mbërritur në fazën finale, kështu që kontributi i çdo futbollisti është mëse i rëndësishëm për të arritur rezultatet e skuadrës.