Interi ka gati rinovimin e kontratës me një tjetër futbollist

Sport

Fjala është për Milan Skriniar. Marrëveshja aktuale e mbrojtësit të qendrës skadon në verën e vitit 2023, mirëpo kampionët e Italisë duan që ta kenë sllovakun pjesë të ekipit edhe për disa sezone të tjera.

Duke u bazuar këtu në raportimin e mediave italiane, kontrata e re pritet të zgjatet edhe 3 vite të tjera. Pra, deri në 2026-tën. Sigurisht që në këto ndryshime, parashikohet edhe një përmirësim i pagës së futbollistit. Shtatlarti do përfitojë deri 4.5 mln euro në sezon, ndërsa në brendësi do jenë të përfshira edhe bonuese të ndryshme. Në total, Skriniar do arkëtojë 5 mln euro brenda një viti me 19 herë kampionët e Serisë A.

Më konkretisht, mbi këtë çështje pritet të hidhet dritë në fund të këtij sezoni futbollistik. Pritet të jetë pikërisht ky momenti kur tema e rinovimit të marrë edhe rrugë zyrtare. Që prej transferimit të tij në radhët e Interit në vitin 2017-të, Skriniar është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës zikaltër. Me performancat e tij të qendrueshme, sllovaku I ka dhënë mjaft siguri repartit të prapavijës.