Interi gjen fitoren e pestë radhazi në Serie A

Sport

Interi gjen fitoren e pestë radhazi në Serie A. Në javën e 17 të kampionatit, zikaltërit fituan me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Comos. Episodet më të rëndësishme të ndeshjes ndodhën në pjesën e dytë, sepse e para, u mbyll me rrjeta të paprekura. Kur nga rikthimi në fushë kishin kaluar vetëm 3 minuta, Carlo Augusto kaloi vendasit në epërsi, i asistuar nga Hakan Çalhanoglu. Ky i fundit, duke nisur nga sezoni 2013/14, është përfshorë gjithësej në 150 gola, me 76 finalizime dhe 74 asistime. Përgjatë kësaj kohe, në 5 ligat kryesore të Europës, vetëm katër mesfushorë të tjerë, kanë arritur të përfshihen në të paktën 150 gola; De Bruyne, Marco Reus, Angel Di Madrid dhe Dmitri Payet.

Sa i përket golit të dytë ndaj Comos, atë e shënoi Marcuc Thuram. Pas një fitoreje të tillë, Interi ka shkuar në kuotën e 37 pikëve, në vendin e 3 të tabelës. Mirëpo, zikaltërit kanë mundësi për më shumë, duke marrë parasysh që kanë një ndeshje të prapambetur me Fiorentinën. E pikërisht, skuadra vjollcë, nuk po kalon një moment të mirë. Në javën e 17, ekipi nga Firence pësoi humbjen e dytë radhazi në Serie A, teksa këtë herë, u mposht 2-1 nga Udinese në shtëpi dhe si pasojë, zbriti në vendin e 5 të renditjes, në kuotën e 31 pikëve.