Interi fiton ndeshjen e javës së 24 ndaj Fiorentinës. Në San Siro, skuadra e Simone Inzaghit ka triumfuar me rezultatin 2-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht të zotët e shtëpisë, në minutën e 28. Në fakt, ishte një autogol nga Pongraçiç, i cili në mënyrë të pavullnetshme e dërgoi topin në rrjetën e tij.
Vetëm një minuta në funditi i kohës së rregullt në pjesën e parë, Fiorentina riktheu barazpeshën me antë të Mandragora, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e dytë nisi mirë për Interin. Kur kishin kaluar vetëm 7 minuta nga rikthimi në fushë, Marko Arnautoviç realizoi me kokë, duke shfrytëzuar saktë krosimin e ardhur nga Carlos Augusto. Nga një moment i tillë, rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit, me Interi që siguroi tre pikë, duke u ngjitur kësisoj në kutoën e 54 pikëve në vendin e dytë, vetëm një më pak sesa Napoli kryesues.
Mirëpo, gjatë ndeshjes me Fiorentinën, zikaltërit morën gjithashtu edhe një lajm negativ, pas daljes nga fusha të Marcus Thuram në minutën e 28. Sulmuesi shtatlart, pësoi një dëmtim në kavilje dhe nuk pati mundësi të vazhdonte dot më tej. Gjendja e francezit do të monitorohet gjatë ditëve në vijim. Interi do të kryejë analiza më të hollësishme, për të parë nëse Thuram do të jetë ose jo në gjendje për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Juventusit në transfertë.