Interi dhe Milani bëjnë detyrën në Champions League

Sport

Interi dhe Milani bëjnë detyrën në javën e 7 të Fazës së Ligës në Champinos League. Në transfertën e Sparta Prague, zikaltërit kanë fituar me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 12 të takimit. Ky ishte një finalizim me rëndësi të madhe për argjentiansin, sepse Lautaro, tani, ka shkuar në kuotën e 14 golave në Champinos League me Interin, duke barazuar brazilianin Adriano. Nëse shënon edhe një tjetër gol në Champinons me fanellën zikaltër, atëherë, Lautaro Martinez, do të bëhet golashënuesi më i mirë i historisë së Interit në Champions League.

Më tej, në 7 ndeshje të luajtura në Champions, Interi ka pësuar vetëm një gol, çka do të thotë, se ekipi italian, e ka mbajtur portën të paprekur në 6 raste të tjera. Po ashtu, në të gjitha kompeticionet, Interi, është skuadra me më shumë ndeshje që nuk ka pësuar gol këtë sezon në 5 ligat kryesore të Europës, plot 18 herë. Në vendin e dytë vjen Real Sociedad me 16 dhe pastaj Juventus, bashkë me Liverpool me nga 15 ndeshje. Teksa deri më tani ka mbledhur 16 pikë, në javën e fundit të Fazës së Ligës, Interi do të luajë ndaj Monacos në shtëpi. Nëpërmjet një fitoreje, kampionët e Italisë, do ta kualifikoheshin direkt mes 8 skuadrave të para të renditjes.

Kualifikimin mëpërmjet tetëshes së parë, mund ta realizojë gjithashtu edhe Milani, që renditet në vendin e 6 në kuotën e 15 pikëve. Në javën e shtatë, kuqezinjtë fituan 1-0 në shtëpi ndaj Gironas, me golin e vetëm të sfidës, që u shënua nga Rafael Leao në pjesën e parë. Në javën përmbyllëse të Fazës së Ligës, kuqezinjtë vizitojnë Dinamon e Zagrebit në transfertë.