Interi kërkon të “blindojë” Milan Skriniar. Mbrojtësit të qendrës i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm, por zikaltërit nuk kanë ndërmend ta komplikojnë më tej situatën. Sikurse raportojnë mediat përtej Adriatikut, kampionët në fuqi të Serisë A kanë gati një kontratë 5 vjeçare për sllovakun.
Në akordin e ri, pritet të ketë edhe parametra të tjera, që parashikojnë edhe një rritje të ndjeshme të pagës. Aktualisht, Skriniar paguhet 3.5 mln euro neto në sezon, ndërsa me firmën e re, do marrë 4.5 mln euro, plus në brendësi të marrëveshjes, do jenë të përfshira edhe bonuse të ndryshme, që shkojnë afërsisht deri në 500 mijë euro. Pra, në total, në rast rinovimi, Milan do arkëtojë 5 mln euro, rreth 1.5 mln më tepër nga shifra aktuale.
Shtatlarti i prapavijës zikaltër u transferua në radhët e Interit në vitin 2017-të, për shifrën e 34 mln eurove, ndërsa sot, kartoni i tij në tregun e futbollistëve vlen 65 mln euro. Gjatë këtij harku kohor, sllovaku është kthyer në një element të mbrotjtjes së Interit, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme europiane. Kryesisht për të, kanë treguar interes skuadra nga Premier League. Megjithatë, tifozët e 19 herë kampionëve të Italisë, nuk duhet të shqetësohen, sepse nuk pritet të jetë e largët dita, kur Skriniar të rinovojë kontratën.