Bayern Munich i përgjigjet Real Madrid për Alphonso Davies. Sikurse është raportuar në meditat e huaja përgjatë ditëve të fundit, që ndër prioritetet e Los Blancos për merkaton e verës së ardhshme është pikërisht mbrojtësi i majtë i Bayernit, nuk ka vonuar edhe përgigja e klubit gjerman.
Në fakt, ka qenë vetë presidenti i klubit bavarez, Herbert Hainer, i cili në një deklaratë publike ka bërë të ditur edhe qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje.
“Davies ka një kontratë me ne deri në Qershor të vitit 2025. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë në rolin e tij dhe synimi ynë është që ta mbajmë në skuadër për një kohë të gjatë. Uroj që Davies të qëndrojë me ne”, është shprehur presidenti i klubit kampion të Bundesligës.
Sidoqoftë, ky mbetet qëndrimi i krerëve të Bayernit, por nuk dihet se cili është vetë qëndrimi i kanadezit, me 23 vjeçarin që është pjesë e klubit gjerman që prej Janarit të 2019-tës. Që prej atëherë ai ka spikatur me talentin e jashtëzakonshëm, jo vetëm në anën defensive, por gjithashtu edhe në atë offensive.
Davies u transferua në Allianz Arena si sulmues krahu, por një moment gjatë sezonit, luajti si mbrojtëst i majtë në gjendje emergjente dhe që prej atëherë roli i tij nuk ndryshoi më.
Për të sigueruar shërbimet e tij, mediat e huaja kanë raportuar se Reali është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro në drejtim të Bayern Munich. Mbetet për t’u parë në vijimësi për të mësuar më tepër rreth kësaj çështjeje, teksa përgjatë kësaj kohe, ashtu sikurse bëri me Jude Bellingham, Real Madrid do të jetë në monitorim të lojtarit.