Interesi nga klubet e mëdha, Benjamin Sesko vendos të ardhmen

Sport

Benjamin Sesko vendos të ardhmen e tij. Në vetëm një sezon me Leipzig, sulmuesi slloven ka lënë gjurmë mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më me peshë të Europës, duke nisur nga Milan, Chelsea, Arsenal, apo edhe Manchester United.

Megjithatë, sikurse raportojnë mediat e huaja, Sesko ka vendosur që të paktën edhe për një tjetër sezon, të qëndrojë në klubin e Leipzig. Shtatlarti i ofensivës, është i mendimit t’i japë më tepër kohë vetes, apo të fitojë më tepër eksperiencë si futbollist, përpara se të shkojë në një klub të madh, ku sigurisht edhe presionin mbi të jetë më i madh.

Për këtë arsye, autori i 14 golave në Bundesligë në sezonin 2023/24, ka arritur në përfundimin se qëndrimi në radhët e Leipzig edhe për një tjetër edicion, është zgjidhja më e mirë për t’u rritur ende.

Sesko është vetëm 21 vjeç dhe konsiderohet një ndër futbollistët më të talentuar të gjeneratës së tij. Kontrata e lojtarit në fjalë me kubin gjerman është e vlefshme deri në verën e 2028-tës, kurse kartoni i tij në merkato, konsiderohet 50 milionë euro.