INTER, ZHANG BEHET NJE NGA PRESIDENTET ME TE SUKSESSHEM

Sport

Inter u shpall fitues i Kupës së Italisë për të dytin vit radhazi. Zikaltrit siguruan trofeun pas fitores 2-1 në finalen e së mërkurës me Fiorentinën, që në fakt e nisi ndeshjen mirë me golin e Gonzalez që në të 3-tën dhe për 28 minuta komandoi lojën. Deri atëherë kur në skenë doli Lautaro Martinez që shënoi dy gola të shpejtë brenda 8 minutave.

Ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund, me Interin që fitoi për herë të nëntë Kupën italiane. Fituesi i Kupës së Italisë për edicionin 2022-2023 do të fitojë rreth 4.5 milionë euro, ndërsa çmimi për nën-kampionët është dy milionë euro. Teksa zikaltërit siguruan kështu edhe trofeun e dytë të sezonit pasi pak muaj më parë kishte fituar Superkupën e Ital,duke mposhtur rivalët e Milan. Ndërsa tani ka vendosur në shënjestrën edhe finalen e tretë, atë të Champions League që do ta luajë në Stamboll ndaj Manchester Sitit. Por më parë, Pas zbritjes së 10 pikëve të Juventusit, zikaltrit kaluan në vendin e 3 në kampionat dhe tashmë iu duhet vetëm një pikë për ta pasur kështu të garantuar boletën e Champions, për sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, Simone Inzaghi konfirmohet “mbret” i Kupave, përderisa e siguroi për herë të tretë trofeun: vetëm 3 trajnerë kanë bërë më mirë se sa ai, Sven-Goran Eriksson, Massimiliano Allegri dhe Roberto Mancini me nga katër trofe. Inzaghi vërtetoi edhe një herë se është mjeshtër kur bëhet fjalë për finale, pasi ky ishte suksesi i tij i shtatë në karrierë nga tetë finale ku ka marrë pjesë. Pasi humbi finalen e parë me Juven ka fituar 7 finale radhazi. Mbetet për t’u parë nëse do të triumfojë edhe në të tetën që e pret më 11 qershor. Po ashtu edhe presidenti Zhang kërkon të bëhet edhe një nga pronarët më të suksesshëm të klubit zikaltër. Pesë trofe të fituar prej tij në 5 vite, i japin mundësinë të ngjitet në podiumin e presidenëve më fitues të historisë së Interit, vetëm prapa Massimo Moratit me 16 trofe dhe Angelo Moratit me 7. Shpreaa ësht që si paraardhësit e tij, edhe Zhang pas 2 javësh në Stamboll të bëhet i treti presdent që do të arrijë të fitojë Champions Leaguen me Interin.