“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Më kujtohen mjaft mirë përballjet e sezonit të kaluar me Real Madrid, Liverpool, apo me Bayern dhe Barcelonën këtë vit. Këto janë ndeshje, të cilat kërkojnë një angazhim të jashtëzakonshëm. Përgatitja duhet kryer në detaje, në të gjitha aspektet, përfshirë këtu edhe atë psikologjik.
Sa I përket skuadrës që do kualifikohet më tej, mund të them se kjo nuk do të vendoset sonte, sepse në lojë janë 180 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, këtë herë jemi përballë tifozëve tanë dhe do përpiqemi në maksimum për të regjistruar një rezultat pozitiv. Porto është një kundërshtar që ka bërë mirë ndaj skuadrave italiane dhe ne duam ta ndryshojmë këtë traditë të tyre.
Lukaku dhe Brozoviç? Ata ndihen mirë. Janë stërvitur mirë dhe gjendja e tyre është optimale.Prozo pati disa probleme pas Kupës së botës, por tashmë apo po rikthehet në nivelin e tij të zakonshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Lukakun. Ai po jep maksimumin e tij dhe synimin e ka të qartë, të japë më të mirën për Interin.
Gjithëkush që nuk do e fillojë si titullar këtë ndeshje, do jetë gjithashtu mjaft I rëndësishëm për skuadrën. E them këtë, sepse minutat e fundit të sfidës janë ato më të rëndësishmet. Lodhja fillon të ndihet dhe për këtë aryse, ekipi ka nevojë për freski fizike.
Coinceicao? Jemi të dy trajnerë të rinj dhe mendoj se kjo është ngjashmëria që kemi. Jam takuar me të rreth një vit e gjysmë më parë në Romë. U përshëndetëm dhe I uruam më të mirat njëri-tjetrit. Në nivelin professional, Sergio merr gjithmonë vendimet më të mira për të ardhmen e tij. Ai ka bërë mjaft mirë në drejtim të Portos përgjatë kësaj kohe.”