Inter vs Atletico Madrid, TS1 HD, 21:00

Sport

Simone Inzaghi, trajneri I Interit:

“Sonte është shumë e vështirë të parashikohet se ccfarë do të ndodhë. Në dy ndeshjet e fundit, Atletico ka treguar karaktere të ndryshme. Kundër Las Palmas, ata ishin shumë agresivë dhe patën një zotërim të lartë të topit. Po flasim për një skuadër që është mjaft e mirë teknikisht dhe që në përbërje ka lojtarë të nivelit të lartë. Asgjë nuk mund të parashikohet, por ajo që dimë me siguri është se do të luajmë ndaj një skuadre të madhe, me një mentalitet të fortë, diccka që është edhe karakteristikë e trajnerit të tyre.

Do të jetë një kënaqësi e veccantë të sfidohem me Diego Simeone. Ai ka qenë një shokë skuadre I veccantë. Përpara se ai të rikthehej në Spanjë, ne fituam trofe së bashku në skuadrën e Lazios. Megjithatë, kemi qëndruar në kontakt. Mund të dallohet lehtë që ai është bërë një trajner I madh, fantastic. Diego e drejton skuadrën e Atleticos prej 13 vitesh me radhë dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në klub. Është një kënaqësi e veccantë të shohësh Atleticon duke luajtur këtë sezon.

E dimë mirë se ccfarë kemi bërë sezonin e kaluar. Bashkë me klubin dhe tifozët, përjetuam disa mbrëmje magjike. Duam që diccka të tilla ta përsërisim sërish, por në garë janë edhe skuadra të tjera që duan të bëjnë të njëjtën gjë. Këtë herë do të kemi përballë një ekip të organizuar mirë. Në 4 ndeshjet e fundit, Atletico ka aktivizuar 22 ose 23 lojtarë, por ia ka dalë të dhurojë performance të nivelit të lartë.

Ajo që mund të them është se sonte do të jetë e komplikuar, por do të synojmë të marrim maksimumin nga kjo sfidë. Këtë herë na pret 90 minutëshi I parë dhe do të na duhet të performojmë në mënyrën tonë më të mirë.

Avantazhi që kemi krijuar në ligë nuk na ndihmon aspak në Champions League, kështu që është I rëndësishëm vetëm për klasifikimin në Serie A. Përpara na presin ndeshje të vështira, kështu që rruga është e gjatë dhe kemi ende për të dhënë. Në 20 Janar ishim 1 pikë pas në renditje, kurse tani kemi krijuar shkëputje. Mirëpo asgjë nuk është e sigurt. Gjithccka po ndryshon shumë shpejt. Për këtë arsye, duhet të qëndrojmë të vëmendshëm dhe me këmbë në tokë. Shqetësimi ynë I momentit është Atletico, të cilët, sikurse e citova më herët, nuk kanë nevojë për prezantim. Na pret një përballje e fortë dhe për këtë duhet një Inter I vërtetë.”

Marcus Thuram, sulmuesi I Interit:

“Përpara na pret një ndeshje e madhe, kështu që është me mjaft rëndësi të ruajmë përqendrimin përgjatë gjithë takimit. Kemi nevojë të bëjmë atë që kemi bërë zakonisht përgjatë këtij sezoni. Duhet të zbresim në fushë me embicien për të fituar, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të shkojmë me një avantazh në Madrid. Gjithësesi, sfida më e rëndësishme luhet sonte.

Atletico është një skuadër e fortë, që mbron mirë dhe po ashtu di të qarkullojë topin në mënyrë të përkryer. Sulmuesit e tyre janë të fortë dhe për këtë arsye, duhet të tregojmë kujdes nga kundërsulmet.

Pika e fortë e Inzaghit? Ai është shumë I drejtpërdrejtë me ne. Na thotë ato gjëra që duhen thënë dhe kjo është mëse e rëndësishme. Në aspektin personal, unë duhet të përmirësohem në ccdo aspect të lojtës, si me top, ashtu edhe pa të, apo edhe mënyrën se si duhet të sulmoj portën. Jam I lumtur që po punoj për këtë gjë.

Lautaro? Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, në mos më I miri. Të luash në krahë të Lautaros është mjaft e thjeshtë. Në I dimë karakteristikat e secilit dhe punojmë për të mirën e skuadrës.”

Diego Simeone, trajner I Atletico Madrid:

“Interi është një klub I madh. Kam kujtime të bukura nga skuadra që kemi pasur. Sonte do kem diccka më tepër brenda trupit tim. Aktkualisht, mendoj se Interi është një nga 4, apo 5 skuadrat më të mira në Europë. Klasifikimi I tyre në kampionat flet vetë. Ata udhëheqin të vetëm dhe kjo tregon forcën e tyre. Më pëlqeu mënyra sesi ata luajtën kundër Cityt. Është konkrete dhe e thjeshtë. Gjërat e thjeshta janë ato që funksionojnë më mirë. Puna kolektive është ajo që bënë diferencën.

Mendoj se sonte do të jetë një ndeshje duelesh. Kushdo që fiton më shumë duele, do të jetë gjithnjë e më pranë triumfit.

Nuk di të them nëse jemi ose jo momentin më të mirë të sezonit, por ajo që di të them është se duhet të luajmë me intensitetin e ndeshjeve që kemi zhvilluar në Kupë. E them këtë, pasi Interi ka aftësi që të të sulmojë nga ccdo cep I fushës. Kështu që duhet të gjejmë një formulë, për t’u sulmuar në pikën e tyre e dobët.

Inzaghi? Bashkë komunikojmë shpesh rreth futbollit. Jam I lumtur me ccdo gjë të mirë që I ndodh atij. Inzaghi është një trajner I madh, ka aftësinë të menaxhojë një grup lojtarësh, të cilët përshtaten më së miri me idetë e tij.”

Koke, mesfushori I Atleticos:

“Interi është një skuadër e madhe. Ata dinë se si të të sulmojnë dhe të ndërtojnë një lojë me mjaft intensitet. Le të urojmë më të mirën për ne dhe të jeni ne ata që do të dalin triumfues nga kjo sfidë.

Jemi gati, por nuk do të zbuloj ndonjë secret rreth metodës sonë të lojës. Ajo që mund të them ështët se Interi zotëron mjaft kualitet në mesfushë. Kemi hartuar një plan dhe e dimë mirë se cc’duhet të bëjmë në fushën e lojës.

Së pari e kemi për detyrë të ndalim intensitetin që Interi krijon në tapetin e gjelbërt. Në futboll, ka momente kur luan mirë, e po ashtu ka edhe momente të tjera kur duhet të vuash. Mirëpo këtu jemi në Champions League për këtë arsye, bëhet fjalë për një nivel mjaft të lartë. Kështu që edhe ne duhet t’I përgjigjemi këtij niveli.

Mendoj se pika më e fortë e Interit është loja në grup. Ata e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin dhe dinë se si të organizohen në manovrën sulmuese. Ata janë gjithashtu mjaft të organizuar edhe kur vjen puna për të mbrojtur. Po ashtu, nuk duhet të harrojmë Lautaro Martinez, I cili është një lojtar I klasit botrëror, një nga sulmuesit më të mirë. Nuk është e nevojshme të flasim shumë rreth tij, sepse e njohim mjaft mirë.”