Inter, trajneri Simone Inzaghi duhet të thyejë tabunë që e ka përndjekur ndër vite

Sport

Pasi Interi fitoi ndeshjen e javës së 23 ndaj Juventusit, pak kush mund të mendojë tashmë se skuadra e Inzaghit nuk do të triumfojë këtë sezon në Serie A, me klubin zikaltër që kërkon yllin e dytë në fanellë. Megjithatë, pavarësisht se skuadra po kalon një moment të përkryer përgjatët këtij edicioni, e sidomos në vitin 2024, vetë trajneri Simone Inzaghi duhet të thyejë një tabu, që e ka përndjekur atë përgjatë sezoneve të fundit. Bëhet fjalë për periudhën gjatë muajit Shkurt, e deri në mesin e muajit Mars. Historikisht, përgjatë kësaj periudhe, ekipet e drejtuara nga Simone Inzaghi kanë vuajtur shumë në arritjen e rezultateve positive, e për të mos thënë që nuk I kanë arritur dot ato. Mjafton të përmendim këtu vetëm 3 sezonet e fundit, që përgjatë muajit Shkurt, e deri në gjysmë të Marsit, skuadrat e Inzaghit nuk e kanë kaluar asnjëherë totalin e 9 pikëve të grumbulluara në takimet që kanë luajtur. Kjo do të thotë se Interi ka edhe një pengesë tjetër për të kaluar, në mënyrë që të jetë më pranë një sezoni të arrirë sa I përket objektivave të klubit.Vetëm në Shkurt, në harkun e 18 ditëve, Interi do të luajë 5 ndeshje, të cilat mund të konsiderohen kyçe për vazhdimësinë e sezonit. Si fillim, në datën 10, skuadra zikaltër do të vizitojë Romën, e cila nën drejtimin e Daniele De Rossit ka fituar secilën prej 3 ndeshjeve të luajtura në kampionat, kështu që transferta e Olimpicos cilësohet një tjetër sprovë për gjigantët e Milanos. Më tej, në 16 Shkurt, Interi do të presë në shtëpi Salernitanën, një duel I lehtë në letër, por që gjithësesi nuk duhet nënvlerësuar, pasi ndonjëherë, vështirësitë lindin pikërisht nga të tilla përballje. Këtë sezon, Interi mban mbi shpinë statusin e nënkampionit të Europës, kështu që edhe ecuria në Champions League është gjithashtu një tjetër objektiv I rëndësishëm. Thënë këtë, në 20 Shkurt, Interi do të presë në shtëpi skuadrën e Ateltico Madrid, duel I vlefshshëm për raundin e 1/8-tave, përballje që padyshim do të ketë një vëmendje maksimale. Më pas, doza lehtësohet disi, teksa në datën 25, skuadra zikaltër do të udhëtojë në transfertën e Leçes, kurse vetëm 3 ditë më vonë, në San Siro, Interi do të vizitohet nga Atalanta, në atë që është një sfidë e prapambetur, e javës së 21, por që nuk u zhvillua për shkak të angazhimit në Superkupë të skuadrë të ekipit zikaltër.Nëse trajneri Simone Inzaghi arrin të thyejë tabunë që I ka kushtuar ndër vite, dhe Interi arrin të kalojë me sukses pikërisht këto sfida, dhe atëherë do t’I garantonte vetes një bonus të mirë në Champions League, ndërsa në Itali, do të konsiderohej paraprakisht kampion I Serie A dhe ylli I dytë në fanellë do të ishte thjesht çështje kohe.