Cristian Chivu, (trajner i Interit):
“Ata janë një ekip me intensitet dhe një numër të madh lojtarësh që sulmojnë zonën e rreptësisë, kështu që duhet të tregohemi mjaft të kujdesshëm. Slavia do të thoja se ka një skuadër tepër fizike dhe mjaft të rrezikshme. Ne duhet t’i pengojmë që ata të mos shfaqin cilësitë e tyre më të mira dhe të marrim kontrollin e lojës. Sërish mund të konfirmoj se Yann Sommer do të fillojë përsëri në portë për këtë ndeshje. Josep Martínez e nisi mes shtyllave në fitoren e arritur të shtunën ndaj Cagliarit, por tashmë është përsëri radha e Sommer, pasi kemi besim të madh tek ai. Por gjithashtu edhe te e gjithë skuadra, unë kam besim të madh. Pres qëndrueshmëri, përqendrim dhe përulësi. Dua të jem ekipi më dominues, ne gjithmonë duhet ta kontrollojmë lojën. Pastaj janë edhe kundërshtarët në fushën e lojës dhe duhet të kuptojmë se ata do të kenë momentet e veta. Nga ana jonë duhet të ruajmë ekuilibrin dhe të dimë si të shmangim vuajtjet. Por mbi të gjitha, prioriteti ynë është që të jemi sa më të pamëshirshëm përpara portës! Gjithçka që duhet të bëjmë për t’ia dalë mbanë, është të kemi një lojë të rrjedhshme, për të furnizuar më pas sa më mirë sulmuesit tanë”
Federico Dimarco, mbrojtësi i Interit:
“Trajneri Kivu po na jep shumë dhe nuk është e vërtetë që po ndjek rrugën e shtruar nga paraardhësi i tij, Simone Inzagi. Personalisht, mua po më ndihmon të rifitoj vetëbesimin që kisha humbur në muajt e fundit. E gjithashtu, nuk zëvendësohem më në minutën e 60-të… Kemi filluar nga e para me një trajner të ri dhe motivim të ri, kështu që duhet ta ndjekim atë sa më mirë që të mundemi. Sigurisht sot ndaj Slvias kemi detyrën të marrim patjetër fitoren e dytë në këtë fazës të ligës, pasi i kemi të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë. Ndonëse meriton vlerësim maksimal edhe kundërshtari, që vjen të bëjë lojën e vet”
Jindrich Trpišovský, trajner i Slavias:
“Një gjigant, një finalist i Ligës së Kampionëve, do të luajë kundër nesh. Prandaj duhet të nxjerrësh më të mirën nga vetja në çdo moment të ndeshjes. Është një provë e madhe për lojtarët tanë dhe që do t’i çojë ata një shkallë më lart në mënyrë të jashtëzakonshme. Ky Inter i Chivu është shumë i ngjashëm me atë të Inzaghit. Disa nga lojtarët po, ndryshojnë, por loja ka karakteristika të ngjashme. Ata janë lojtarë të klasit botëror dhe kanë një dyshe sulmuesish jashtëzakonisht të fortë, Martínez-Turam. Lista vazhdon ende sa i takon pikave të tyre të forta: goditje standarde, tranzicione të shpejta…Jo më kot ata kanë seri pa humbje në shtëpi prej 16 ndeshjesh në Ligën e Kampionëve. Prandaj, ne duhet të jemi mjaft të organizuar në fushë. Me Bodø/Glimt bëmë gabime në disa momente. Dhe gabimet e vogla, në këto nivele, ndëshkohen. Është e rëndësishme për ne t’ia imponojmë stilin tonë kundërshtarit. San Siro? Një vend magjik, një stadium i jashtëzakonshëm! Ndoshta më i bukuri ku kam drejtuar ndonjëherë. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj transferte. Shpresojmë të tregojmë forcën tonë dhe të përballemi me kokën lartë ndaj Interit”
Lukáš Provod, lojtar i Slvavias:
“Nëse jemi të organizuar mirë dhe të mësojmë nga përvoja jonë kundër Bodø/Glimt, atëherë do të kemi një shans për të marrë një rezultat pozitivs. Kemi detyrën të përmirësohemi në disa pika. Por besoj se do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo me Bodon, pasi ndeshjet tona në shtëpi janë unike, kështu që do të duhet të jemi të organizuar në mbrojtje dhe ‘kirurgjikalë’ në sulm. Para 6 vitesh, në përballjen e fundit kundër Interit, kam qenë një lojtar fillestar në radhët e kësaj skuadre, kurse tani jam një nga ata me më shumë përvojë në ekip dhe kam një rol krejtësisht tjetër. Jam gati të jap paraqitjen time më të mirë”.