Inter shton interesin për brazilianin e Barcelonës!

Sport

interi
Inter duket se do të jetë mjaft aktive në merkaton e kësaj vere, teksa zikaltërit kanë rikthyer interesin për Malcom të Barcelonës. Ky i fundit u bashkua me kampionët e Spanjës verën e kaluar, pasi braktisi akordin me Romën për t’u transferuar në Katalonjë. Te Barcelona, Malcom ka luajtur pak, ndaj duket se sulmuesi do të jetë i hapur për të kompletuar një tjetër transferim. Që nga vera e kaluar, braziliani ka mbetur nën vëzhgimin e drejtuesve të Inter, që kërkojnë të shfrytëzojnë momentin për ta bërë lojtarin pjesë të tyre. Për ta marrë sulmuesin në Milano, tek Inter janë gati të përdorin dy formula për të bindur drejtuesit e Barcelonës.

malcom scored in the 83rd minute 1541573613 725x725

E para është ajo e huazimit me të drejtë blerje, por zikaltërit do të ishin të gatshëm edhe të paguanin menjëherë për kartonin e lojtarit, në rast se Barcelona është e gatshme ta lejojë të largohet. Malcom ka luajtur vetëm në 15 ndeshje me kampionët e ‘La Liga’ në këtë sezon, duke shënuar 3 gola. Për ta marrë lojtarin në Spanjë, Barcelona pagoi mbi 40 milionë euro vitin e kaluar. Në ‘Camp Nou’, 22-vjeçari ka qenë nën hijen e bashkëkombasit të tij, Coutinho, por më se shumti të Ousmane Dembele, që duket se vazhdon të jetë i preferuari i kampit blaugrana. Malcom nuk është i vetmi lojtar i katalanasve që pëlqehet nga drejtuesit e Inter. Pak kohë më parë u raportua se zikaltërit po ndiqnin me kujdes situatën e Ivan Rakitic, por së fundmi në Spanjë flitet se ky i fundit ka vendosur të rinovojë me Barcelonën.