Simone Inzaghi (trajner i Interit):
“A jemi favoritët? Të gjithë e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari cilësor, që në vitet e fundit s’ka treguar shumë diferencë mes ndeshjeve të luajtura në transfertë, apo në shtëpi. Vitin e kaluar ata arritën tri fitore në grupin e Europa Ligës, këtë vit janë kualifikuar në Champions. Do të duhet një Inter i rëndësishëm, për të përballuar me sukses këtë Sociedad.
Fitorja do të na jepte mjaft besim. Por vecanërisht do të ishte një prestigj i madh për klubin tonë dhe do të ishte shumë e rëndësishme që teorikisht të kishim një short më të lehtë. Ne e dimë se në Champions të gjitha ndeshjet janë jashtëzakonisht të vështira, por do të donim të dilnim të parët e grupit.
Çalhanoglu? Mund t’ju zbuloj se menjëerë pasi u bëra trajner i Interit, ditën që kishte një problem të rëndësishëm me Eriksenin, direkt telefonova Marotën dhe Auzilio po atë mbrëmje, sepse lexova që Çalhanoglu nuk do të qëndronte te Milani. Dhe ata më thanë se e kishin kontaktuar prej kohësh. Cilësia e një lojtari si Hakan ishte një ide që na joshte të gjithëve. Më pas ne nënshkruam me të, ndonëse jo me synimin për të përdorur si mesfushor. Por gjërat që ndodhën gjatë vitit dhe lëndimi i zgjatur i Brozoviç, më shtynë ta vendosja atje. Ai ka qenë gjithmonë në rritje dhe zotëron karakteristikat e një lojtari të rëndësishëm.
E ardhmja? Kam pasur një cikël shumë të gjatë te Lazio dhe shpresoj që të qëndroj edhe më gjatë këtu. Por ne jemi në fushë, ku e dimë se gjykohemi çdo ndeshje, çdo hap. Duhet të punoj me këtë grup djemsh, duke e ditur se do të ketë momente të ndryshme dhe se ne duhet të bëjmë ndryshimin”.
Mateo Darmian (lojtar i Inter):
“E dinim që përpara fillimit të grupit, sesa e vështirë është të përballojmë Real Sociedad. Do të zbresim në fushë ashtu sic kemi bërë gjithmonë, duke kërkuar fitoren për t’u ngjitur të parët në grup. Natyrisht që nuk do ta kemi të lehtë, ndaj një kundërshtri me cilësi. Por nëse do të luajmë sic dimë, atëherë do ta kalojmë gjithcka me sukses. Kemi kërkuar të mësojmë nga gabimet e bëra deri tani. Vitin e kaluar nuk kemi pasur shpesh vazhdimësinë e duhur. Këtë vit po përpiqemi të mos e përsërisim atë gabim. Jemi një grup i madh, me një bërthamë të rëndësishme lojtarësh italianë. Harmoninë po e tregojmë edhe në fushë, gjatë kësaj pjesë të parë të sezonit. Por sezoni është ende i gjatë dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm të deritanishëm. Kualifikimi ka qenë i merituar si për ne, ashtu edhe për Real Sociedadin, por duhet ta tregojmë në fushë që jemi më lart se ata. Në planin personal më bëhet qejfi që kam besimin e të gjithëve. Kjo më shtyn të jap ditë pas dite më të mirën time për objektivat e skuadrës”.
Imanol Alguacil (trajner i Real Sociedad):
“Jemi gati të luftojmë pa bërë llogari, sepse përndryshe do të humbasim. Deri më tani kemi mbërritur deri këtu, pa vendosur asnjë objektiv. Dhe tashmë jemi në atë pikë, ku do të luajmë për vendin e parë me finalisten e Champions League-s së edicionit të kaluar. Skuadra jonë, e vogël për shumë njerëz, për mua është vërtet e madhe për atë që ka bërë. Do të zbresim në fushën e San Siros e do të luftojmë kundër një skuadre aq të rëndësishme sa Interi.
Sigirisht, ne kemi presion jo të vogël, sepse duam të fitojmë, por më shumë kanë ata presion, sepse është një ekip që arriti në finale vitin e kaluar. Socidedad është këtu për meritat e veta. Duam të fitojmë, duam të konkurrojmë për fitore. Nëse do të fillojmë të flasim për lojtarët e Interit, atëherë është më mirë të mos dalim fare në fushë… Bëhet fjalë për një ekip të madh, me një trajner të niveleve të larta. Por treguam se mund ta vendosim në vështrësi këtë skuadër në takimin e parë. Madje do të thoja se jemi të vetmit që e kemi bërë të vuajë. Të shohim nëse e përsërisim dot atë skenar të pabesueshëm. Të dyja skuadrat them se do t’i japin jetë një përballjeje mjaft të bukur dhe spektakolare. Ndonëse do të jetë krejtësisht ndryshe nga sfida e parë, sepse, megjithëse lojtarët në fushë mund të janë të ndryshëm, asnjëherë nuk ka dy ndeshje të njëjta. Për më tepër, luajmë në fushën e tyre dhe kjo do të thotë se konteksti s’është fare njësoj. Unë kam lojtare shume te mire, megjithëse jo në nivelin e atyre të Interit. Mirëpo nuk kemi aspak frikë, edhe pse Interi do të mbeshtetet si gjithmonë nga tifozët e tij. E theksoj: Jo frikë, por shumë respekt për ekipin dhe historinë e zikaltërve. Kemi shumë përulësi si skuadër, por edhe shumë entuziazëm dhe shumë ambicie”.
Álvaro Odriozola (Real Sociedad):
“Nuk ka ndeshje që nuk duam t’i fitojmë. Kjo përballje me Interin do të jetë tepër speciale. E kemi siguruar vendin tonë në raundin e 1/8-at. Mirëpo duhet të jetë e qartë se nuk kemi ardhur në San Siro për të bërë foto në fushën e gjelbërt… Kemi ardhur vetëm për të fituar. Duam të tregojmë se jemi kompetitivë kundër cfarëdo skuadre. Mendoj se e kemi treguar në ndeshjet e deritanishme se askush nuk mund ta konsiderojë të lehtë për të na mundur ne. Mund të them se e kemi merituar plotësisht vendin mes 16 skuadrave më të mira të Evropës. Me lojën tonë, ndeshje pas ndeshje, besoj se kemi demonstruar hapur se nuk jemi një nga ato skuadrat për t’u nënvlerësuar, por se jemi të denjë për një kompeticion madhështor, sic është ky i Champions League. Pikërisht dicka të tillë duam ta konfirmojmë edhe në këtë sfidë të fundit të grupit që do të luajmë kundër Interit. Jemi gati!”