Inter/ PSG nuk heq dorë nga Skriniar, Chelsea kërkon Dumfries

Sport

PSG nuk heq dorë nga Milan Skriniar. Pas shumë negociatash në verë, parizienët nuk arritën të gjenin dot një gjuhë të përbashkët me Interin për të kompletuar transferimin e mbrojtësit të qendrës në Parc des Princes.

Megjithatë, për gjigantët e Ligue 1, kjo çështje vazhdon të mbetet ende e hapur. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, PSG do trokasë sërish me një tjetër ofertë në dyert e Interit. Nëse në verë, klubi me bazë në Paris ofroi rreth 60 mln euro për sllovakun, këtë herë oferta pritet të jetë dyfish më pak.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë prej faktit se kontrata e Skriniar me Interin përfundon në fund të sezonit. Kështu që në janar, sllovakut i lind plotëisht e drejta për të nënshkruar me një tjetër klub.

Kjo është një situatë që dihet në detaje nga drejtuesit e Interit, të cilët do përpiqen në maksimum për të rinovuar kontratën me lojtarin në fjalë. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt, sepse Interi, rrezikon ta shesë lojtarin me kosto shumë të ulët në janar. Mirëpo, mund të shkojë edhe më keq, sepse Skriniar mund të largohet me parametra zero në merkaton e verës.

Më tej, lojtarët e Interit vazhdojnë të mbeten nën radarët e disa prej klubeve më të rëndësishme të kontinentit. Këtë herë fjala është Denzel Dummfries. Ashtu sikurse PSG për Skriniar, edhe Chelsea pritet të trokasë me një ofertë në janar për anësorin e djathtë hollandez. Blutë e Londrës duan të sigurojnë plotësisht shërbimet e mbrojtësit të djathtë në afatin kalimtar të dimrit dhe më pas ta lënë në huazim atë po në radhët e Interit, derisa të përfundojë ky sezon futbollistik.