Sot orën 13:00 do të prezantohet në qëndrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile, blerja më e fundit e merkatos së janarit për klubin zikaltër, shqiptaro-zvicerani Xherdan Shaqiri.
Ish futbollisti i Basel dhe Bayen Munchen do të dalë në një konferencë pët shtyp, ndërsa në ndeshjen e ardhshme kundër Empolit pritet të bëjë edhe debutimin me fanellën zikaltër.
Shaqiri qëndroi në stol në fitoren e fundit me Genoan pasi Roberto Mancini nuk donte ta rrezikonte pasi kishe zhvilluar vetëm një seancë stërvitore me ekipin e ri.