Inter, mbetet në vend-numëro transferimi i mbrojtësit Açerbi

Sport

Ka mbetur në vend-numëro transferimi i Françesco Açerbit në radhët e Interit. Mbrojtësi i qendrës ishte drejt huazimit në klubin zikaltër, aty ku do bashkohej edhe një herë tjetër me trajnerin Simone Inzaghi.

Megjithatë, për momentin kjo çështje ka mbetur pezull. Sikurse raportojnë mediat italiane, Interi duhet të largojë të paktën dy lojtarë nga organika aktuale, në mënyrë që të lirohet vendi për mbrojtësin e qendrës.

Nga 19 herë kampionët e Italisë duhet të largohet Salcedo dhe Agoume, në mënyrë që të ulen shpenzimet e pagave, diçka klubi zikaltër kërkon ta reduktojë sa më shuëm të mundet.

Açerbi pritet të huazohet për një vit tek Interi, aty ku do përfitojë 2.2 mln euro në sezon, ndërsa në verën e ardhshme, klubi me bazë në Milano do ketë të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit italian. Mirëpo fakti që Açerbi është 34 vjeç nuk i bind shumë drejtuesit e Interit, të cilët vazhdojnë të mbeten skeptikë rreth këtij transferimi.

Sidoqoftë, gjithçka pritet të marrë një zgjedhje përfundimtare deri përpara ditë së enjte, atëherë kur është edhe afati i fundit i mbylljes së merkatos verore. Me fjalë të tjera, në kampin zikaltër pritet të ndodhin ndryshime të rëndësishme në harkun e rreth 48 orëve.