Inter-Lukaku gjendet akordi

Sport

Nga një rikthim në një rikthim tjetër, me sa duket ky është rrugëtimi i karrierës së Romelu Lukakut. Pasi verën e shkuar u rikthye tek Chelsea, duket se këtë verë do të përshkruajë rrugën e kundërt për të veshur sërish fanellën e Interit. Marrdhënia me  Thomas Thuchel nuk u ngjit asnjëherë në nivelet e pretenduara dhe futbollisti dështoi në këtë aventurë të tij të dytë me blutë.

Lukaku prej disa kohësh ka kërkuar të rikthehet tek Interi dhe aq e madhe është dëshira për tu larguar nga Chelsea e për të qënë përsëri pjesë e zikaltërve saqë belgu ka pranuar të reduktojë ndjeshëm pagën. Nga 15 milion euro bruto që është paga sezonale në Angli ai është gati të pranojë 11 milion bruto tek Interi që neto përkthehet në 7.5 milion euro në sezon. Me sa raportojnë mediat në Itali, akordi mes drejtuesve të Interit dhe përfaqësuesit të lojtarit është arritur dhe tashmë duhet të bindet klubi blu. Në 2021-in Chelsea i pagoi Interit 113 milion euro gjithsej për të drejtat e 29 vjecarit, sigurisht që klubi italian nuk ka potencialin për ti kthyer të njëjtën shifër dhe për këtë arsye negociatat me londinezët nuk do të jenë një shëtitje. Rruga më e përshkrueshme do të ishte ajo e huazimit duke qënë që asnjë trajner nuk dëshiron të mbajë një skuadër një ftubollist i cili kërkon të ndyrshojë ambjent. Lukaku në dy sezonet e tij me Interin nga 2019-2021 realizoi gjtihsej 64 gola duke i rikthyer zikaltërit tek titulli kampion pas 11 vitesh.