Simone Inzaghi (trajner i Inter):
“Si gjithmonë ne si skuadër punojmë për të kënaqur tifozët tonë, por edhe për të fituar trofe. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Në 11 ndeshjet e fundit kemi fituar nëntë dhe kemi barazuar dy. Sa për Lajpcig, mund të them se janë klub që vijojnë të luajnë në Champions prej gjashtë vitesh dhe deri të shtunën kishin mbrojtjen më të mirë në Bundesligë.
Mendoj se është një ekip cilësor, që, në katër ndeshjet e Champions League që kanë luajtur, ka merituar më shumë. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe renditja e tyre nuk pasqyron realitetin. E dimë se kemi përballë një ekip të fortë. A kemi dëshirë për t’u rikthyer në finale? Po, është e natyrshme të ndihesh kështu, por ne e dimë se ka ekipe të tjera të forta. Ne duhet të përqendrohemi në përfundimin e kësaj faze dhe mbi të gjitha, në kualifikimin për në raundin e 16-të. Duhet të marrim ndeshjet një nga një. Kam disa dyshime formacioni… Frattesi ka një problem me kyçin e këmbës, do të shoh midis Bisseck dhe Bastonit. Taremi? Ai e dinte se me ardhjen te Inter do të kishte konkurrencë më të madhe. Këshilla imë është që duhet të vazhdojë të punojë siç po bën. I kam thënë mendimet e mia për arbitrimin, ne duhet të mundohemi t’i ndihmojmë gjyqtarët. Dhe unë jam i vetëdijshëm se ndonjëherë e kaloj zonën për shkak të adrenalinës gjatë ndeshjes”.
Di Marco (lojtar i Inter):
“E dimë se kemi një skuadër të fortë. Përballë Lajpcig do të jetë e rëndësishme të marrim në shtëpi 3 pikët, sepse do të na shtynte drejt objektivit që i kemi vendosur vetes. Ne duhet të luajmë lojën tonë si gjithmonë, të dalim në fushë dhe të tregojmë se duam të fitojmë përpara tifozëve tanë. Gjithmonë përpiqemi t’u qasemi në mënyrën më të mirë ndeshjeve, si në kampionat ashtu edhe në Champions League. Ky shtë një nga kompeticionet më të mira për të luajtur, në të cilin neve gjithmonë japim maksimumin dhe premtojmë se do të bëjmë të njëjtën gjë edhe këtë radhë”.
Marco Rose (trajner i Leipzig):
“Sigurisht që Interi mbetet një ekip i jashtëzakonshëm, me një trajner të madh që ia doli ta dërgoj në finalen e Champions dy vjet më parë. Inzaghi kishte ide të sakta që te Lazio me mekanizmat e qarta të lojës. Janë një skuadër e fortë, plot cilësi individuale. Bëhët fjalë për një kundërshtar, që mbrohet mirë dhe ushtron shumë presion. Vendosen në fushë me një formacion të pastër 3-5-2, me një qendërsulmues të shpejtë si Marcus Thuram, të cilin e njoh shumë mirë nga periudha e Gladbach. Por është Hakan Çalhanoglu, ai që duhet pasur më shumë kujdes, pasi bën diferencën si në mesfushë, ashtu edhe në fazën finalizuese… Sigurisht nuk do të na japin referenca dhe do të duhet të mbrohemi sa më mirë, duke shpresuar të gjejmë besim falë ideve tona. Megjithatë, vetëm mbrojtja nuk do të mjaftojë për ne. Gjithashtu duhet të luajmë me guxim dhe durim, por sidomos me vendosmëri. Duhet të besojmë në veten tonë! Kemi vërtet nevojë për një paraqitje të nivelit të lartë. Marcus Thuram? Unë kam stërvitur si atë, ashtu edhe Sommer. Janë lojtarë fantastikë! Sommer është një lojtar i madh, i fortë midis shtyllave. Kurse nga ana tjetër, Marcus Thuram ka qenë gjithmonë i talentuar, ai është i shoqërueshëm dhe unë jam argëtuar vërtet me të. Tani ai është përmirësuar, do doja ta kisha akoma në skuadrën time…”.
Benjamin Henrichs (mbrojtësi i Leipzig):
“Është më e lehtë kur je në një skuadër që ka arritur një seri fitoresh. Atëherë të gjithë janë në humor të mirë dhe gjërat shkojnë më mirë. Natyrisht fatkeqëssisht neve nuk gjendemi në këto pozita, por ne mund të dalim më të fortë nga kjo periudhë. Ne duam ta zgjidhim gjithcka vetë. Ka ende shpresa se mund të rregullojmë situatën duke filluar nga kjo sfidë me Interin, që e kemi përgatitur më së miri. Të gjithë e dimë se në futboll gjërat mund të kalojnë menjëherë nga njëri krah, në tjetrin. Prandaj nuk duhet ta humbasim optimizmin. Me besim në forcat tona, mund t’ia dalim!”.