INTER – KAIRAT, TS2 HD, 21:00

Sport

Cristian Chivu, trajneri i Interit:
“Po punojmë për të vazhduar përmirësimin dhe për të gjetur qëndrueshmëri. Do të ketë turbulenca si përherë, mirëpo ja që ky është futbolli dhe… jeta. Ajo që ka rëndësi është të qëndrosh në këmbë e të vazhdosh të ecësh drejt me kokën lart. Kairat? Ja që tani pas sfidës së kampionatit, rikthehemi për të luajtur një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Duhet t’i qasemi kësaj përballjeje, ashtu si të tjerave – me seriozitetin më të madh të mundshëm, përkushtimin maksimal dhe duke u përpjekur gjithmonë të jemi versioni më i mirë i vetes. Lautaro Martinez nuk është problem; ai është një lojtar shembullor. Nëse sulmuesi ynë nuk shënon, dikush tjetër do ta bëjë. Ndonjëherë pesha e përgjegjësisë i turbullon mendimet. I thashë të buzëqeshte më shumë; ai e di kush është, sa shumë punon dhe çfarë do të thotë për ne”.

Carlos Augusto, mbrojtës i Interit:

“E dimë që në këtë Ligë Kampionësh është e rëndësishme të fitosh sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, të fitosh pikë dhe diferenca e golave ​​ka rëndësi. Nuk janë ndeshje të lehta, por ne kemi avantazhin e shtëpisë. Ata do të vijnë këtu dhe do të përpiqen të japin një performancë të fortë. Gjithsesi, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar të tre pikët dhe të përqendrohemi vetëm te vetvetja.

Rafael Urazbakhtin, trajneri i Kairat Almaty:
“San Siro është pa diskutim një arenë legjendare futbolli. Tetë vjet më parë erdha këtu me djemtë e mi dhe disa lojtarë nga akademia. Ishte e mahnitshme! Tani vijmë për të luajtur një ndeshje zyrtare dhe imagjinojeni vetë se cfarë ndjesie është për të gjithë ne. Për më tepër, është mirë të shohësh kaq shumë bashkatdhetarë që kanë ardhur në Milano, vetëm për të ndjekur ndeshjen që na pret kundër një skuadre të madhe, sic është Interi. Natyrisht, ne e dimë forcën e rivalëve tanë dhe gjithashtu dimë për mbështetjen e zjarrtë të tifozëve të skuadrës së Interit. Nuk e mendova kurrë se do të luaja këtu kundër një kundërshtari aq të fuqishëm sa janë zikaltërit. Do të jetë një provë e shkëlqyer dhe do të jetë e rëndësishme të tregohemi shumë të disiplinuar, në të gjitha aspektet e mundshme të lojës”.

Igor Sorokin, mbrojtësi i Kairat Almaty:
“Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe kemi detyrën të japim gjithçka. Sidomos duhet të jemi në gjendje të vuajmë dhe ta menaxhojmë lojën. Sulmuesit e Interit janë vërtet të rrezikshëm, por janë qenie njerëzore, ashtu si unë. E madje do të thoja se nuk është se do të jem i vetmi unë që do të mbroj, por do të kem edhe shokët e mi në mbështetje. Prandaj nuk kemi përse frikësohemi ndaj tyre”.