Lënia jashtë listës së Portugalisë për në botëror e Joao Cancelos ishte disi surprizuese për shumë tifozë.Anësori zhvilloi një sezon pozitiv me fanellën e Inter në Serie A, ku kishte kaluar në fomrë huazimi nga Valencia. Inter përflitej se kërkonte të blinte përfundimisht kartonin e 24-vjeçarit, por nuk arriti të gjente akordin me Valencian, që kërkonte rreth 40 milionë euro për të. Vetë Cancelo, në një intervistë ekskluzive për “TuttoSport”, është shfaqur disi i zhgënjyer nga klubi italian, pasi priste më shumë pas eksperiencës së tij me zikaltrit.
Dëshira e Cancelos është që sezonin tjetër të luajë në Champions League, diçka që me Inter duket se nuk do të ndodhë. Në lidhje me trajnerin Spalleti, portugezi pohon se mes tyre ka patur disa herë fërkime, duke qenë se të dy janë gjaknxehtë. Megjithatë ai shton se ka mësuar jo pak nga italiani dhe se ka ndikuar në rritjen taktike të tij. Me Inter, Joao Cancelo numëron 29 takime këtë sezon, nga ku ka shënuar 1 gol dhe ka shërbyer 4 asiste.