Inter, Javier Zanetti është optimist se Lautaro Martinez nuk do të largohet nga skuadra

Sport

Lautaro Martinez gjatë këtij sezoni ka qenë në qendër të vëmendjes nga klube të mëdha dhe konkretisht është Barcelona që interesohet për argjentinasin. Katalanasit e shohin atë si pasardhësin e denjë të Luis Suarez në Camp Nou. Mirëpo, për të ardhmen e 22 vjeçarit, vetëm pak ditë më parë kë qenë presidenti i Interit, Steven Zhang, i cili ka bërë me dije se Lautaro do të qedrojë tek Interi dhe se kjo nuk ka asnjë diskutim. Mirëpo, së fundmi, është edhe zv/presidenti I zikaltërve, Javier Zanetti, që ka mabjtur të njëjtën linjë me Zhang, duke shpresuar se Lautaro do të jetë e ardhmja e 18 herë kampionëve të Italisë. “Lautaron e shikoj të lumtur në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. Uroj që ai të jetë me ne. Përpara se të firmosnim me të, e kemi ndjekur prej kohësh dhe ai ishte lojtari më premtues në Argjentinë. Ky djalosh është pjesë e Interit dhe kam shumë besim në të”, ka mbyllur 46 vjeçari.